E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cakrani “surpriza” e Kupës mund Tiranën

Ekipi modest i Cakranit me fitoren ndaj fitueses së fundit të Kupës së Shqipërisë, Tiranës (1-0), mund të konsiderohet edhe surpriza më e kendshme e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Një fitore që nuk mund t'i prishë punë 13-herë fituesve, por gjithsesi do të mbetet historike pasi dy skuadrat ndesheshin për herë të parë në historinë e tyre. Tirana e konsideronte ndeshjen kundër amatorëve të Cakranit si një test përpara derbit me Dinamon, që do të zhvillohet ditën e shtunë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›