E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kategoria e Parë, Erzeni në ndjekje të Bylisit

Kategoria e Parë, edhe pse në të gjithë Shqipërinë moti ka qenë i vështirë, aq sa ka detyruar Federatën Shqiptare të Futbollit të shtyjë zhvillimin e disa ndeshjeve në kampionate të tjera, e ka përfunduar javën e 21-të. Në katër takimet e luajtura ditën e dielë janë shënuar 9 gola. Kështu Apolonia ka fituar në minutën e fundit në transfertën saradiote 1-0 falë golit të Zogajt.

Tërbuni e ka patur më shumë se sa të lehtë me Maliqin, që vijon të mbetet në fundin e renditjes. 3-0 për pukjanët, ndërsa Peqini ka shënuar në të 8’. Më pas Rezhda në të 55’ ka shënuar në portën e tij dhe ka mbyllur serinë e golave për Tërbunin, Tinga Kofi. E lehtë dhe fitorja e Besës me Vorën, 2-0 me nga një gol për çdo pjesë loje.

Sulovari në të 18’ dhe Perja në të 69’ me penallti firmosin suksesin e kavajasve. Ndoshta disi e papritur, por Erzeni ia ka dalë në transfertën e Pogradecit. 3-0 ka fituar skuadra e Nevil Dedes falë dygolëshit të Ymerit në të 23’ dhe në të 63’ dhe golit të Mehmetit në të 50’. Edhe pas javës së 21-të, kategoria e parë vijon të kryesohet nga Bylisi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›