E Enjte, 5 Nëntor 2026

Liga “Gjergj Kastrioti” shpall finalistët

Tirana – Erzeni duket si një duel i pandarë në volejbollin e meshkujve. Kështu kanë qenë në finalen e Kupës së Pavarësisë në Prishtinë në nëntor. Kështu do të jenë më 2 mars në finalen e parë të Ligës “Gjergj Kastrioti”, një ligë e përbashkët Shqipëri – Kosovë e më tej në Kupën e Shqipërisë më 6 mars. Si Tirana, ashtu dhe Erzeni kanë fituar pastër ndeshjet e tyre 3-0.

Shijakasit të parët në ndeshjen e kthimit ndaj Ferizajt e më pas, në atë transmetim të drejtëpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, Tirana ka mundur Pejën, po 3-0. 25-18 seti i parë për të besuarit e Arben Sakos e më pas dy sete me të njëjtin rezultat 25-21. Dhe brenda një ore e 20 minuta Tirana është shpallur finaliste e Ligës “Gjergj Kastrioti”.

Ndërkohë për femra Skënderbeu ka fituar ndeshjen e dytë 3-1 ndaj Fer-Volej, por duket se të njëjtën gjë ka bërë edhe Tirana, ndërsa edhe për femra, gjithnjë për Ligën “Gjergj Kastrioti” do të kemi të njëjtën finale si në Kupën e Shqipërisë, Tirana – Skënderbeu.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›