E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bylis rikthehet te fitorja, Korabi mundet nga Turbina

Ditën e shtunë u luajtën 4 takime të Kategorisë së Parë. Bylis kryesues rikthehet te fitorja dhe mposht Burrelin me shifrat 1-0. Golin e vetëm të takimit e ka shënuar Ruci në minutën e 38′. Ndërkohë Korabi vazhdon luahtjet në rezultate. Fitorja ndaj Bylisit javën e kaluar, është harruar pasi dibranët munden në Cërrik me shifrat 1-0 përballë Turbinës. Një disfatë që i jep një mundësi Erzenit për tu shkëputur, me shijakasit që do të luajnë ndaj Pogradecit ditën e dielë.

Shkumbini vazhdon të rrëshkasë në klasifikim dhe këtë herë skuadra peqinase humbet ndaj Tomorit me shifrat 5-2. Ndërkohë takimi i fundit zhvilluar ditën e shtunë mes Besëlidhjes dhe Lushnjes përfundoi me shifrat 2-2. Barazim në fakt që nuk i bën punë asnjë prej dy skuadrave që ende e ndjejnë rrezikun e rënies.

REZULTATET

E SHTUNE

BYLIS-BURRELI 1-0

TOMORI-SHKUMBINI 5-2

TURBINA-KORABI 1-0

BESËLIDHJA-LUSHNJA 2-2

E DIEL

BUTRINTI-APOLONIA

BESA-VORA

POGRADECI-ERZENI

TERBUNI-MALIQI

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›