E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kategoria e Pare Lushnja e Kamza hedhin kandidaturen per ne Superiore

Lushnja dhe Terbuni ne shtepi si dhe Kamza e Tomori ne transferte i bene nje nisje te bukur javes se pare te Kategorise se Pare duke marre tri piket e para per kete sezon. Lushnja e Artan Banos fitoi 3-0 me Gramshin e Isuf Iberishmit. Nga ana tjeter Terbuni i Ylber Zanit mundi 1-0 Gramozin e drejtuar nga Ilir Qirjako. Tomori i drejtuar nga vlonjati Eqrem Memushi fitoi 2-1 ne transferte me Vloren e drejtuar tashme nga Albert Haxhiraj. Nderkohe qe Kamza e Eduard Zhupes regjistroi nje fitore surprize ne Velipoje me fitoren 3-1 kunder Ades. Ne Lezhe Beselidhja e Alban Brukos barazoi 1-1 me Apolonine e Ernest Gjokes. Bilisht Sporti i Trifon Merakut dhe Burreli i Vladimir Gjonit dhuruan spektakel ne barazimin 2-2 ne Bilisht. Luftetari i Ilir Selimit barazoi 0-0 me Mamurrasin debutues te drejtuar nga Sinan Bardhi. Neser do te luhet takimi i fundit i javes se pare Pogradeci-Partizani.

Kategoria e Pare

Dje

Lushnja-Gramshi 3-0

Ada-Kamza 1-3

Luftetari-Mamurrasi 0-0

Bilishti-Burreli 2-2

Vlora-Tomori 1-2

Beselidhja-Apolonia 1-1

Terbuni-Gramozi 1-0

Te henen

Pogradeci-Partizani


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›