Superliga Besa frenon Flamurtarin ne Kavaje

Ne Ruzhdi Bizhuta Elbasani vendas ndan nje pike me Kastriotin
Dy takimet e para te vlefshme per javen e trete te Kategorise Superiore nuk kane dhuruar shume emocione se pari ne impiantin e Kavajes dhe ate te Elbasanit takimet ishin te merzitshme pasi u luajten pa tifoze rezultat i denimeve perkatese qe kane marre klubet pritese nga komisionet juridike te federates dhe se dyti asnjera prej skuadra vendase nuk mundi qe te perfitonte nga faktori fushe duke ndare keshtu piket me udhetueset.
Kronika
Besa ka pritur ne stadiumin e vet te boshatisur Flamurtarin kryesues vlonjatet moren ne dy javet e para dy fitore. Ndersa verdhezinjte e drejtuar nga Shpetim Duro e shikonin veten pa asnje pike ne nje situate kritike duke qene se nje vit me pare e mbyllen Superligen ne vendin e dyte. Ne Kavaje diten e djeshme skuadrat kane ndare nga nje pike fale nje barazimi te bardhe 0-0. Me kerkuese ka qene skuadra vendase qe ka krijuar edhe raste per shenim por ka ndeshur ne nje kundershtar teper te kujdesshem qe me shume mendonte per tu mbrojtur dhe pastaj per te kundersulmuar. Pavaresisht kembenguljes se Beses qe ne pjesen e dyte ka luajtur me 4 sulmues rezultati i bardhe nuk ka ndryshuar deri ne fund. Per vlonjatet vlen te permendet nje traverse e goditur nga Progni ne pjesen e dyte. Flamurtari mbetet i pamposhtur edhe pas javes se trete te Superliges ndersa Besa ka regjistruar piken e vetme ne renditje. Shume pak per nenkampionen e vendit ne fuqi dhe fituesen e Kupes se Shqiperise. Ne te njejten ore ne Elbasan ne stadiumin Ruzhdi Bizhuta pa tifozet e vet verdheblute kane pritur Kastriotin e Krujes. Duke regjistruar nje tjeter barazim ne kete start te javes se trete por jo te bardhe. Dy gola jane konkluduar ne Elbasan nga nje ne secilen porte. Fillimisht ka realizuar Sadiku per vendasit ne minuten e 20-te nderkohe qe miqte kane baraspeshuar gjithcka ne pjesen e dyte me ane te kroatit Babic. Krutanet duke pare qe Elbasani ishte i plogesht i lodhur dhe pa qartesine e duhur ka shtuar forcat ne kerkim te marrjes se tri pikeve. Por nuk ia kane arritur dot edhe per faktin se u ka munguar aftesia e duhur konkluduese ne porten e Llanit i cili nga ana e vet ka treguar forme te spikatur sportive duke shmangur humbjen per verdheblute. Nje deshtim per skuadren e drejtuar nga Krenar Alimehmeti qe nuk shfrytezon dot faktorin fushe por as moralin e larte pas atij barazimi 1-1 ne javen e pare ndaj Tiranes dhe nje fitoreje 2-1 ne transferte ne Ballsh.
Te tjerat
Java e trete e Superliges do te ti zhvilloje ndeshjet e veta ne 3 stadiume te tjera. Keshtu ne Loro Borici te Shkodres Vllaznia do te kete mysafir Lacin e Stavri Nices nje skuader qe i ka marre thuajse piket maksimale kuqebluve edicionin e shkuar. Ky fakt perben njelloj nevoje per hakmarrjeje nga Vllaznia e cila duke qene se luan edhe ne stadiumin e vet me nje tapet te nderruar teresisht do te tentoje vetem 3 piket. Per tua shtuar 4 pikeve te tjera qe i ka akumuluar ne dy javet e para si rezultat i nje fitoreje me Bylisin dhe nje barazimi ne Kruje me Kastriotin. Ne te njejtat pozita gjendet edhe Laci qe ka mundur ne ndeshjen paraardhese Shkumbinin ne shtepi ndersa ka barazuar me Teuten ne javen e pare. Nje nga ndeshjet me terheqese te kesaj jave do te luhet te dielen ne Peqin. Edhe Shkumbini do te peruroje tapetin e ri te stadiumit te vet qe vihet per here te pare duke dashur ti gezoje tifozet e vet me nje fitore. Pas rezultateve zhgenjyese ne dy javet e para drejtuesit e klubit peqinas kane shkarkuar Mirel Josen duke e zevendesuar ate me Agim Canajn para te cilit ka nje rruge te vetme fitimi i ndeshjes me Skenderbeun. Por nisur nga fakti se korcaret kane pretendime madhore ne kete sezon duke synuar titullin kampion nuk do shume mend se juglindoret shkojne ne Peqin me ambicie per te marre fitoren e radhes sic kane bere edhe ne dy javet e para per te mos e leshuar kreun e renditjes. Nderkohe qe ne kryeqytet do te zhvillohet ndeshja mes Tiranes dhe Bylisit. Bardheblute te perforcuar se fundi edhe me Muken dhe Bushin nuk mendojne asgje tjeter vec 3 pikeve ne kete sfide edhe per faktin se vijne pas deshtimit ne ndeshjen paraardhese ne Vlore. Ne llogarine e bardhebluve ka vetem 1 pike keshtu qe trajneri Starova dhe te tijte do te tentojne pa asnje diskutim fitoren ndaj Bylisit debutues ne Superlige i cili ka regjistruar dy humbje radhazi ne kete start kampionati. Pa asnje pike ballshiotet do te tentojne surprizen edhe pse duket se do ta kene tejet te veshtire perballe Tiranes. Nderkohe qe kjo jave e trete e Superliges do te mbyllet te henen. Ne Niko Dovana te Durresit ekipi kampion ne fuqi Dinamo do te ndeshet me Teuten vendase.
Renditja
Nd. Pike
1. Flamurtari 3 7
2. Skenderbeu 3 6
3. Elbasani 3 5
4. Laci 2 4
5. Vllaznia 2 4
6. Dinamo 2 3
7. Kastrioti 3 3
8. Shkumbini 2 1
9. Teuta 2 1
10. Tirana 2 1
11. Besa 3 1
12. Bylis 2 0