eshtja Partizani Komiteti Ekzekutiv le pezull te kuqte

Komiteti Ekzekutiv ende nuk i ka dhene fund agonise se Partizanit. I mbledhur per kete problem organi vendimmarres me i larte ne futbollin shqiptar ka vendosur ta shtyje serish ceshtjen Partizani. Me nje justifikim disi jo fort profesional per vete komitetin se vendimi i gjykates nuk eshte i kuptueshem ndaj duhet te behet nje tjeter interpretim i saj. Pra ceshtja do ti dergohet serish gjykates se Tiranes per te bere nje interpretim me te qarte te vendimit te saj te marre pas dy seancash. Nuk dihet nese kjo procedure aplikohet nga gjykata e cila eshte shprehur me plot 8 faqe vendim por ky i fundit nuk deshifrohet dot nga FSHF-ja e cila ne te vertete ne raste te ngjashme i eshte drejtuar per interpretim studios ligjore te angazhuar prej saj per kesi problemesh por kete here e ka rikthyer serish Partizanin ne dyert e gjykates duke lene 2 jave kohe ne dispozicion te saj per tu shprehur me qarte se kujt i takon administrimi i skuadres se kuqe Albert Xhanit apo Paro Lacit. Tashme mbetet te shihet nese gjykata e Tiranes do te pranoje te shprehet ne menyre te qarte sikurse kerkon FSHF-ja mbi vendimin e saj apo jo duke e zgjatur pa fund agonine e Partizanit qe ka dy skuadra ne pole position nje te formuar nga Xhani me trajner Neptun Bajkon dhe nje tjeter te ndertuar nga Paro Laci me trajner Petrit Haxhine. E sigurt eshte se ndeshjet e Partizanit per kampionatin e ri nuk do te luhen edhe per dy javet ne vijim ose e thene ndryshe shtatorit do ti mungoje skuadra e kuqe ne aktivitetet zyrtare kombetare.