Kategoria e Parë, Besëlidhja – Pogradeci 0-1Drejtuesit lezhjanë pagëzojnë stadiumin me emrin e ish-futbollisti Brian Filipi

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) – Besëlidhja nuk arriti të fitojë dot me Pogradecin (0-1) në stadiumin e pagëzuar sot me emrin e ish-futbollistit të Ravenës në Itali e Kombëtares U-21 shqiptare, Brian Filipi, të ndarë nga jeta pas një aksidenti tragjik disa muaj më parë. Golin e vetëm të takimit e realizoi Saimir Lamnica në minutën e katërt. Me tre pikët e marra në Lezhë, Pogradeci konsolidoi vendin e katërt në Kategorinë e Parë.
Numri i klikimeve - 2803
E Shtune, 05 Dhjetor 2009