E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kahn kritikon Shumakerin: Gaboi!

www.albania-sport.com- Të dy janë legjenda të mëdha të sportit gjerman. Njëri një portier i madh, tjetri një pilot i madh në Formula 1. Thuajse kanë të njëjtën moshë, të dy kanë lindur në vitin 1969. Megjithatë, tani më pak i riu ka disa këshilla për më të vjetrin.

Olivier Kahn (40 vjeç) kritikon Mikael Shumakerin (41). Nënkampioni i botës Olivier Kahn nuk mund ta kuptojë, se përse Shumi u rikthye edhe një herë sportit. Rekordmeni i botës gaboi, mendon Kahn, nuk e detyronte askush të rikthehej.

Kahn për “Focus”: “E konsideroj rrugën e Shumakerit shumë problematike”. Ish-portieri i Kombëtares: “Unë i uroj atij që ta gjeje jetën diku tjetër, unë këtë pres prej tij”.

Shumi nuk reagoi aspak prej kritikave të titanit të portës “Gara më jep kënaqësi, kjo është e gjitha”. Por deri tani pas tri garash ka grumbulluar 9 pikë.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 13 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›