E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kategoria e Pare Partizani prek fundin

Vlora mundi dje ekipin e kuq 2-1. Pas kesaj disfate Partizani ra perseri ne vendin e 12-te

Takimi fundit i javes se 21-te te Kategorise se Pare ishte nje ndeshje mjaft delikate si per Vloren ashtu edhe per Partizanin. Themi keshtu pasi te dy keto skuadra luftojne per te qendruar ne Kategorine e Pare. Sa i perket takimit ku te pranishem ishin nje numer i madh tifozesh nga kryeqyteti duhet thene se ne fillim luajti me mire skuadra e drejtuar nga Neptun Bajko qe arriti te shenonte e para me ane te 11-metershi. Pashaj u tregua i sakte nga pika e bardhe. Pas atij golit te kuqte besuan te fitorja ndersa vlonjatet filluan qe te rikuperonin paksa terren ne fushen e lojes. Duke para situaten ne te cilen ndodhej Partizani u kthye i teri ne mbrojtje te rezultatit duke lene Peposhin te vetem ne sulm. Kjo situate u shfrytezua nga vendasit qe me ane te Skenderajt shenuan golin e barazimit duke mbyllur pjesen e pare ne shifrat e barabarta 1-1. Nderkohe ne fraksionin e dyte trajneret u munduan te ndryshojne dicka ne lojen e tyre megjithate ishin serish vendasit qe edhe pse te lodhur fizikisht goditen shpeshhere kuadratin e mbrojtur nga Baholli. Ne ato moment trajneri Bajko nga ana tjeter keshilloi te tijte te dalin nga stadiumi te pakten edhe me nje pike duke mos lene hapesira mbrapa. Por ne minuten e 57-te Guna i futur ne loje prej 60 sekondash me nje goditje te sakte nga jashte zone i dha fund shpresave te Partizanit per te dale qofte edhe me nje pike nga stadiumi i Vlores. Me kete trepikesh jugoret forcuan edhe me shume pozitat ne tabelen e klasifikimit ndersa Partizani afrohet edhe me shume me Kategorine e Dyte. Pas takimit i vetedijshem per madheshtine e fitores se ekipit te tij tekniku i Vlores Ermir Strati pohoi Arritem te fitonim perballe nje skuadre me emer si Partizani megjithate tashme jemi me te qete ne garen per mbijetese ne kete kategori. Me vjen shume keq per Partizanin se eshte nje skuader me emer dhe nuk e meriton kete fat.

Humbje e hidhur

Duket se tifozet jane e vetmja gje qe i kane mbetur ketij Partizani. Dje drejt Vlores kane udhetuar rreth 100 tifoze per te mbeshtetur te kuqte ne ate qe konsiderohej si nje nga ndeshjet me te rendesishme dhe ne rast fitoreje shpresat do te ishin te medha. Por ne stadiumin Flamurtari te Vlores nuk ka mjaftuar mbeshtetja e tifozeve qe demat te fitonin. Humbja ka sjelle deshperim si ne shkallet e stadiumit ashtu edhe ne fushe. Pashaj ka qene i pari qe nuk i ka mbajtur dot lotet deri ne dhomat e zhveshjes e pas tij edhe futbollistet e tjere te Partizanit. Humbja ne kete rast eshte e barabarte me Kategorine e Dyte. Jashte stadiumit e kane radhen tifozet. Keta te fundit edhe pse te perlotur vazhdojne me thirrjet kunder presidentit Albert Xhani. Ka edhe nje perplasje te vogel me forcat e rendit megjithate gjithcka eshte pjese e deshperimit qe sjell humbja.

Syla Nuk mund te bej me asgje per kete skuader

Petrit Syla sponsori qe per gati nje muaj ishte pjese e Partizanit eshte larguar pese minuta perfundimit te ndeshjes mes Vlores dhe Partizanit ndoshta per te mos qene me pjese e kesaj skuadre ne role drejtuese apo edhe si sponsor. Dje biznesmeni eshte shprehur se nuk do te jete me ne rolin e sponsorit te demave duke shuar perfundimisht edhe te gjitha shpresat e te kuqve per qendrimin ne Kategorine e Pare. Nuk mund te bej me asnje per kete skuader. Eumlshte e pamundur. Nese nuk arritem te fitonim ndeshjen ndaj Vlores javen tjeter ndaj Apolonise me kete skuader qe kemi do te humbin. Une tashme nuk jam me pjese e Partizanit - eshte shprehur Syla.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›