E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvajt policia ndalon protestimet

Policia pengoi organizimin e një proteste antiqeveritare në qendër të kryeqytetit Kuvajt Siti, ndërsa me qindra policië bllokuan rrugët kryesore që i drejtohen qendrës.

Kordonat e policisë penguan kalimin në sheshin e Safatit, por nëpërmjet rrjeteve shoqërore, forcat opozitare mundën të organizonin protesta të vogla, në disa zona të tjera të qytetit.

Ndonëse Kuvajti ka një prej sistemeve demokratikë më funksionalë në botën arabe, disa tentative për të rrezuar qeverinë në parlament kanë dështuar.

Protestat u planifikuan për të koinçiduar me rikthimin e punimeve në parlament, pas më shumë se një muaji ndërprerje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›