Liga e Kampioneve Barces se fashuar i mjafton vetem nje gol ndaj Arsenalit

Guardiola Ne qofte se kualifikohemi mund te shkojme larg. Barces do ti mungojne sonte dy qendermbrojtesit Pike dhe Pyjol
Atmosfera para ndeshjes Barcelona-Arsenal nuk ka qene nga me te mirat per te dy keto klube. Ne sfiden e cila vlen nje vend ne cerekfinale qe te dy skuadrave ne fjale do tu duhet qe te shkojne me formacione te reduktuara duke qene se shume protagoniste vuajne demtime te ndryshme. Atmosfera para kesaj ndeshjeje ka befasuar te gjithe. Barca skuadra qe duhet te permbyse humbjen 2-1 qe pesoi ne Emirates Stadium kesaj radhe nuk e ka permendur asnjehere fjalen remuntada. Kesaj radhe katalanet qofte per eksperiencen e vitit te kaluar pasi trumbetuan gjate se do te permbysnin Interin u eliminuan nga zikaltrit ne gjysmefinale qofte per mungesat e rendesishme qe kane ne formacion jane treguar te matur ne deklaratat para takimit.
Guardiola amp Co
Nje nder te rikuperuarit ne qofte se mund te konsiderojme te tille te ores se fundit te kampit spanjoll eshte pikerisht tekniku Pep Guardiola. Ky i fundit qe prej kohesh vuan nga hernia diskale pikerisht diten e djeshme la spitalin ku ishte shtruar prej pese ditesh. Tekniku spanjoll keshtu do te jete rregullisht ne vendin e tij ne pankinen e Barces. Gjate konferences per shtyp qe dha dje tekniku rreth kesaj ceshtjeje tregoi se nuk i pelqente te trajtohej si nje hero. Tani per tani mund tju them se jam mire por jo shume mire. Une nuk jam nje invalid. Une kam nje hernie dhe ne fakt nuk mund te vrapoj - pohoi Guardiola. Me tej tekniku i Barces u kushtoi disa minuta edhe kundershtareve Nuk mendoj se Arsenali eshte nje skuader shume e brishte nga ana psikologjike. Ata jane nje skuader ku te gjithe luajne mire. Edhe pse humben finalen e Kupes Karling nuk mund te themi se nuk jane nje skuader e mire. Kohet e fundit jane paraqitur mire sigurisht i mungojne disa triumfe por jane nje ekip i ri. Mendoj se Vengeri ka formuar nje ekip cilesor ky fakt pasqyrohet edhe tek pozicioni qe mbajne ne Premier Lige. Ata jane nje skuader me shume kualitet. Sonte perpos dhimbjeve ne shpine Guardiola do te duhet qe te bashkejetoje edhe me dhimbjet e kokes qe ia ka shkaktuar numri i madh i te demtuarve. Ai do te beje formacionin pa dy shtyllat e mbrojtjes Pyjol dhe Pike. Ne vend te tyre mendohet se Guardiola do te aktivizoje Serxho Busket do ti lere vendin ne mesfushe Maskeranos dhe Erik Abidal do te spostohet nga krahu i majte i mbrojtjes ku mendohet se do te luaje Maksuell. Nese nuk do te mund te kualifikohemi sigurisht nuk do te jete per faj te Pyjolit dhe Pikese. I pari ka bere cmos per tu rikuperuar ne kohe por ja qe nuk ia doli. Gjithsesi une jam i mendimit qe per te fituar tituj duhet qe te mbeshtetesh tek ekipi i tere - tha Guardiola.
Vengeri ka gati Van Persin dhe Fabregasin
Sot ne mbremje Vengeri do te mund te rreshtoje ne fushe gati tere topcinjte e tij. Edhe pse nga finalja e Kupes Karling Arsenali u mund 2-1 nga Birmingemi dolen si te demtuar dy lojtare kyc te topcinjve si Song dhe Van Persi Arsen Venger sonte do te kete mundesi qe te pakten holandezin ta rreshtoje ne fushe. Per mesfushorin nga Kameruni stafi mjekesor nuk mundi te bente dot asgje nderkohe qe sa i perket sulmuesit holandez autor i golit te pare ne ndeshjen e pare midis dy skuadrave duket se do te luaje sot pasi udhetoi dje me ekipin per ne Barcelone. Nje tjeter lajm i mire per Vengerin eshte edhe rikuperimi i Fabregasit dhe i te riut Uillshajer. Qe te dy mesfushoret edhe pse jo ne formen e tyre me te mire do te zbresin sot ne Camp Nou. Sa i perket kesaj ceshtjeje Venger ne konferencen per shtyp pohoi se per ndeshjen e radhes kishte nevoje per disa kembe te fresketa Sigurisht sot nuk do te zbresim ne fushe vetem per tu mbrojtur. Kjo lloj loje nuk eshte ne filozofine tone. Aq me teper se perballe kemi Barcelonen. Per mendimin tim ndaj Barcelones nuk mund te luash per 0-0.
Formacionet e mundshme
Barcelona Valdes Dani Alvesh Buskets Abidal Maksuell Maskerano Ksavi Iniesta Mesi Vija Perdo
Arsenali Shezny Sanja Xhuru Koshielni Klishi Diabi Uilshajer Fabregas Arshavin Nasri Robin van Persi
Roma ne Donetsk per te bere historine
Ne Donetsk Shaktari dhe Roma do te luajne sot ndeshjen e dyte per nje vend ne tete me te mirat e Evropes. Pas takimit te pare qe u fitua nga skuadra e Luceskut skuadres se Romes do ti duhet nje mrekulli e vertete nese kerkon qe te kualifikohet per me tej. Themi keshtu pasi tri jave me pare ukrainasit fituan ne Olipimco te Romes me rezultatin e thelle 3-2. Keshtu verdhekuqte kane perpara nje mal per te kaluar. Edhe pse kane ndryshuar shume nga takimi i para tri javesh tekniku Ranieri nuk i drejton me Roma do te kete shume te veshtire te perballoje nje skuader si ajo e Shaktarit. Ne pankinen e ujkonjave tashme eshte ulur nje trajner me shume pak eksperience si Vincenco Montela nderkohe qe nga ana tjeter ndodhet nje teknik Mircea Lucesku qe di shume mire se si te rreshtoje skuadren ne te tilla kompeticione. Gjithsesi edhe pse konteksti eshte nuk eshte fort i mire per klubin italian duket se verdhekuqte kane shkuar ne Ukraine me moral te larte. Ky fakt vertetohet me se miri nga vete fjalet e teknikut te Romes. Montela dje ne konferencen per shtyp pohoi Neser sot do te impenjohemi ne maksimum me qellim qe te kualifikohemi. Pikesynimi yne i vetem eshte kalimi per ne turin tjeter. Mendoj se ne duhet te mendojme vetem per te kaluar kete faze dhe kaq. Jemi te vetedijshem qe perballe do te kemi nje skuader te forte. E vetmja menyre qe kemi per te mposhtur Shaktarin eshte loja sulmuese. Nderkohe qe nga ana tjeter tekniku i Shaktarit Mircea Lucesku tregon se skuadra e tij eshte gati te luftoje. Morali i skuadres eshte i mire. Gati te tere futbollistet jane shume mire. Tekniku rumun e di fare mire potencialin e skuadres se te tij dhe u beri thirrje lojtareve qe te luajne me krenari ndaj Romes. Skuadra e Luceskut ka nje ecuri te mire ne fushen e saj ne kupat e Evropes.
Shaktari nuk peson humbje prej 11 ndeshjesh ne muret mike pasi ka marre tete fitore dhe tri barazime. Nga ana tjeter po ne kupat e Evropes skuadra e Luceskut ka arritur te kualifikohet plot pese here ne edicionet kur ka fituar takimin e pare jashte fushes se vet.