E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kategoria e Parë, fitojnë Besa dhe Turbina

Kategoria e Parë ka zbritur sot në fushën e lojës me dy ndeshje të javës së 15-të. Besa ka arritur të marrë një fitore 2-0 në ndeshjen që u luajt në Berat. Nga një gol për çdo pjesë loje, Onuh në fundin e pjesës së parë dhe Hoxha në mbyllje të takimit kanë bërë që skuadra kavajase të qëndrojë në zonën play off, një mundësi për të pretenduar ngjitjen në Superiore.

Një rezultat surprizë ka dhuruar Turbina, e cila ka arritur të marrë një fitore 1-0 përballë Apolonisë. Goli i Jusuf në pjesën e dytë i ka larguar cërrikasit nga vendi i fundit, që tani mbahet nga Besëlidhja. Ndërkohë, fierakët vazhdojnë të qëndrojnë në pozita aspak të favorshme në klasifikim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›