E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

NBA, Miluoki koleksionon fitoren e 10 radhazi, Irving dhe Morant

Antetokounmpo nuk zhgënjen dhe prin Bucks drejt fitores të dhjetë radhazi. Në një duel ku greku bën gjithçka (shënoi 35 pikë, fitoi 8 topa në tabelë, dhuroi 6 asist dhe rrëmbeu dy topa) nuk kishte se si të ndodhte ndryshe. Për të thyer ekipin e Clippers për Bucks shkëlqeu edhe Lopez, autor 22 pikëve. Për skuadrën e Miluokit ky ishte triumfi i dhjetë radhazi ndërkohë që për formacionin kalifornian ishte humbja e dytë radhazi. Los Anxhelos Clippers mbrëmë nuk kishin në dispozicion lojtarin e tyre më të mirë, Leonard ndërkohë që Paul George dhe Brandon Boston Jr. mbyllën ndeshjen respektivisht me 19 dhe 20 pikë.

Falë pikëve dhe lojës të të sapoardhurit Kyrie Irving, Mavs mundën ekipin e Kings. Për Dallasin shkëlqeu Irving me 25 pikë dhe 10 asist dhe Josh Green me 17 pikë. Ndërkohë që për formacionin e Sakramentos nuk mjaftoi performanca super e De’Aaron Fox dhe Sabonis të cilët respektivisht rrealizuan 33 dhe 17 pikë.

Një ndeshje që pritej me mjaft interes ishte edhe ajo mes Minesotës dhe Memfisit. Të dy skuadrat u takuan një vit më parë në gjysëmfinalet e Konferencës të Perëndimit duke i dhënë jetë një dueli që kaloi përtej sportit. Mbrëmë ishte krejt tjetër histori me Grizzlies, të cilët fituan falë një ndeshje perfekte të Ja Morant (32 pikë, 9 topa në tabelë dhe 9 asist). Ndeshje mjaft të mirë zhvilloi edhe Bane (20 pikë), Aldama (18 pikë) dhe Jackson Jr. (15 pikë dhe 4 bllokime).

Ndeshjet NBA (11 Shkurt)

BOSTON CELTICS-CHARLOTTE HORNETS 127-116

TORONTO RAPTORS-UTAH JAZZ 116-122

PHILADELPHIA 76ERS-NEW YORK KNICKS 119-108

INDIANA PACERS-PHOENIX SUNS 104-117

MEMPHIS GRIZZLIES-MINNESOTA TIMBERWOLVES 128-107

MIAMI HEAT-HOUSTON ROCKETS 97-95

DETROIT PISTONS-SAN ANTONIO SPURS 138-131 (2 kohë shtesë)

SACRAMENTO KINGS-DALLAS MAVERICKS 114-122

NEW ORLEANS PELICANS-CLEVELAND CAVALIERS 107-118

PORTLAND TRAIL BLAZERS-OKLAHOMA CITY THUNDER 129-138

L.A. CLIPPERS-MILWAUKEE BUCKS 106-119

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›