E Diel, 1 Nëntor 2026

Kategoria e Parë jep sot verdiktet e një sezoni

Java e fundit

Kategoria e Parë do të zbresë sot pasdite në fushë për të luajtur edhe aktin e fundit të sezonit 2009-2010. Ndërsa është mësuar kampioni (Bylis), tetë ndeshjet e sotme do të përcaktojnë verdiktet e fundit të kësaj kategorie: skuadra e dytë që do t’u bashkëngjitet ballshiotëve në promovimin drejt Superiores dhe dy skuadrat që do të luajnë në “play-off”. Ndërkohë mbeten për t’u mësuar dy skuadrat që do të bien direkt (Sopoti dhe një skuadër tjetër) dhe dy skuadrat që do të luajnë në “play-out” me vendet e dyta të grupit të Veriut dhe Jugut për të vazhduar në të Parën. Një nga pretendentët për t’u ngjitur me Bylisin në Superiore është Elbasani (59 pikë), i cili në shtëpinë e tij pritet të ketë një ndeshje të ndezur pikërisht kundër ballshiotëve. Kamzalinjtë me pikë të barabarta me verdheblutë synojnë sot fitoren ndaj Turbinës, për të shpresuar te një ngjitje historike në Superiore. Vetë cërrikasit luftojnë për të mos rënë nga Kategoria I. Në garë është edhe Lushnja (57 pikë), e cila luan ndaj Besëlidhjes. Të pakta janë shpresat për Partizanin, të cilit do t’i bënte punë një fitore ndaj Skraparit (që rrezikon rënien në Kategorinë II), vetëm nëse një nga Elbasani, Kamza apo Lushnja humbet. Burreli e Gramshi do të kërkojnë sot fitoren për të shmangur ndonjë komplikimin të renditjes së tyre.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›