E Diel, 1 Nëntor 2026

Kategoria e Parë në RTSH/ Java e dytë nis sot me Flamurtari–Burreli, të shtunën 5 sfidat e tjera

Kategoria e Parë vijon këtë fundjavë me javën e dytë të sezonit 2026/27, me gjashtë përballje në program. Java hapet sot me ndeshjen mes Flamurtarit dhe Burrelit, që starton në orën 18:30 dhe do të transmetohet në RTSH.

Të shtunën, më 12 shtator, do të luhen pesë sfidat e tjera: Iliria–Kukësi, Sopoti–Besa, Oriku–Bylis, Besëlidhja–Korabi dhe Pogradeci–Kastrioti, të gjitha në orën 16:00. Edhe sfida e Lezhës mes ekipit vendës dhe Korabit do të vijë në ekranin e RTSH.

Një tjetër fundjavë me futboll dhe emocione pritet në Kategorinë e Parë, me skuadrat që do të zbresin në fushë për të kërkuar rezultate pozitive dhe pikë të rëndësishme në vazhdimësinë e kampionatit.

Java 2

Flamurtari–Burreli, 11.09.2026, 18:30

Iliria–Kukësi, 12.09.2026, 16:00

Sopoti–Besa, 12.09.2026, 16:00

Oriku–Bylis, 12.09.2026, 16:00

Besëlidhja–Korabi, 12.09.2026, 16:00

Pogradeci–Kastrioti, 12.09.2026, 16:00

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›