E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kategoria e Parë në RTSH/ Komisioni i Ligave dhe Garave përcakton kalendarin për dy javët e para

Kategoria e Parë do të ngrejë siparin më 23 gusht. Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar kalendarin për dy javët e para. Të shtunën do të luhen pesë takime, ndërsa java e parë do të mbyllet të dielën, më 24 gusht, me ndeshjen Pogradeci–Lushnja.

Edhe java e dytë e Kategorisë së Parë do të luhet në fundjavë, më 30 dhe 31 gusht. Të shtunën janë programuar pesë ndeshje, ndërsa të dielën java e dytë do të mbyllet me sfidën, Lushnja – Skënderbeu.

Kategoria e Parë – Java 1

E shtunë, 23 gusht

Iliria – Laçi 17:00

Kukësi – Apolonia 17:00

AF Luftëtari – Korabi 17:00

Besa – Kastrioti 17:00

Skënderbeu – Burreli 20:00

E diel, 24 gusht

Pogradeci – Lushnja 17:00

Kategoria e Parë – Java 2

E shtunë, 30 gusht

Iliria – Pogradeci 17:00

Korabi – Besa 17:00

Apolonia – AF Luftëtari 17:00

Laçi – Kastrioti 17:00

Burreli – Kukësi 17:00

E diel, 31 gusht

Lushnja – Skënderbeu 17:00

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›