E Hënë, 2 Nëntor 2026

Drejtori i QSUT viziton Shërbimin Onkologjik, dëgjon nga afër shqetësimet e pacientëve

Drejtori i Përgjithshëm i QSUT, Florenc Spaho, ka zhvilluar një vizitë në ambientet e Shërbimit Onkologjik për të komunikuar nga afër me pacientët dhe për të njohur problematikat e tyre. 

Kjo vizitë është pjesë e një turi monitorimi të shërbimeve spitalore, ku Spaho ka ndërmarrë një qasje të drejtpërdrejtë për të evidentuar sfidat në terren dhe për të përmirësuar cilësinë e kujdesit shëndetësor.

Pacientë nga shërbime të ndryshme të QSUT kanë konfirmuar se drejtori ka qenë i pranishëm në shumë reparte, duke dëshmuar angazhim për t’i dhënë zgjidhje problematikave në kohë reale.

Që prej marrjes së detyrës, Spaho ka theksuar se prioritet mbetet pacienti dhe ofrimi i një trajtimi dinjitoz për çdo qytetar që i drejtohet QSUT-së.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›