E Diel, 1 Nëntor 2026

Kategoria e Parë në RTSH/ Nis nesër sezoni i ri, gjashtë përballje emocionuese që në javën e parë

Sezoni i ri i Kategorisë së Parë, që transmetohet në RTSH, ngre siparin këtë fundjavë, me gjashtë përballje që premtojnë emocione, rivalitet dhe spektakël në fushën e lojës.

Java e parë do të startojë të shtunën, më 5 shtator, me tri ndeshje që do të luhen në orën 16:00. Iliria–Pogradeci, Kukësi–Besëlidhja dhe Bylis–Sopoti do të jenë sfidat që do të hapin zyrtarisht sezonin e ri të kampionatit.

Të dielën, më 6 shtator, do të zhvillohen edhe tri përballjet e tjera të javës së parë. Në orën 16:00 do të zbresin në fushë Korabi–Oriku, Besa–Flamurtari dhe Burreli–Kastrioti, duke kompletuar programin e javës së parë

Një sezon i ri nis me objektiva të mëdha për të gjitha skuadrat, në një kampionat ku çdo javë sjell përballje të forta dhe garë të hapur për pikët.

Java 1

Iliria–Pogradeci, 05.09.2026, 16:00

Kukësi–Besëlidhja, 05.09.2026, 16:00

Bylis–Sopoti, 05.09.2026, 16:00

Korabi–Oriku, 06.09.2026, 16:00

Besa–Flamurtari, 06.09.2026, 16:00

Burreli–Kastrioti, 06.09.2026, 16:00

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›