E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Vajkan të Vogël/ Përmbyset mjeti bujqësor, plagoset 53-vjeçari

Një aksident ka ndodhur këtë të premte (4 shtator) në fshatin Vajkan i Vogël, ku një 53-vjeçar është plagosur pasi mjeti bujqësor me të cilin po transportonte rrush është përmbysur.

Sipas informacioneve paraprake, Altin Alla, 53 vjeç, kishte vjelë rrushin në tokën e tij dhe po e transportonte me një mjet bujqësor. Në rrethana ende të paqarta, dyshohet se ai ka humbur kontrollin mbi mjetin, i cili është përmbysur. Pas aksidentit, në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila ka transportuar 53-vjeçarin drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›