E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kategoria e Parë, nis faza e dytë

(ALBANIA SPORT) – Bylis, kryesuesi i Kategorisë së Parë (37 pikë), nis mbrojtjen e vendit të parë në fazën e dytë me një ndeshje të fituar në letër ndaj Memaliajt, skuadër ndaj së cilës ka një diferencë prej 26 pikësh në vetëm 15 javë të luajtura dhe fitoi 2-0 në Memaliajnë fazën e parë.
Me dy lojtarë afrikanë të larguar (Muhamadu dhe Akamba) e dy maqedonas të afruar (Gligorovski dhe Petrov) ballshiotët e drejtuar nga Ilir Spahiu kanë si objektiv vetëm fitoren në “Adush Muça”, përpara se të përballen një javë më pas me Partizanin e rindërtuar në “Selman Stërmasi”.
Lushnja e vendit të dytë (32 pikë), e përfshirë nga një valë revolte për mospagim rrogash nga tetë lojtarëve titullarë (Spaho, Dhima, Bubeqi, Çela, Topi, Korreshi, Bizhyti dhe Arbëri) do të udhëtojë në Gjirokastër në një transfertë të vështirë me Luftëtarin vendas, ndaj të cilit barazoi 0-0 në fazën e parë në “Roza Haxhiu”.
Elbasani (32 pikë) i përforcuar me lojtarë të ardhur nga Shkumbini (Dervishi dhe Capja), por edhe me dy maqedonas (Mancevski dhe Xhangarovski), përfshirë edhe Ferrën (i ardhur nga Teuta) do të luajë në Lezhë ndaj Besëlidhjes vendase (vendi i 13-të, 12 pikë), që nga ana e saj synon të bëjë një tjetër performancë në fazën e dytë.
Takimi Ada-Kamza mund të konsiderohet edhe si kryendeshja e kësaj jave të parë të fazës së dytë, pasi velipojakët e Krepit dhe kamzalinjtë e Kolës ndajnë vendet 4-5 në renditje. Ada është një “makineri golash” në shtëpi, teksa ka shënuar 29 gola në 8 ndeshje. Kamza ka një bilanc negativ në ndeshjet në transfertë: 4 humbje në 8 ndeshje, por në fazën e parë, skuadra e presidentit Naim Qarri fitoi 1-0.
Partizani i Skerdi Bejzades, - realizoi një numër rekord afrimesh, 12 të tilla (Mustafa, Maho, Hallaci, Beqiri, Buna, Kapaj, Roshi, Braho, Capa, Rizvanolli, Shala, Gjoka) – do të përballet në Bilisht, në një test të rëndësishëm për ambiciet e të kuqve në rrugën drejt rikthimit në Kategorinë Superiore.
Në takimet e tjera, Turbina e Cërrikut do të presë në shtëpi Pogradecin, Sopoti (ende pa trajner zyrtar) ka punë me Burrelin dhe Skrapari i vendit të fundit me Gramshin. 
KATEGORIA E PARË
JAVA 16,
30.01.2010, 14:00
 
Ada - Kamza   (0-1)
Turbina - Pogradeci  (0-1)
Luftëtari - Lushnja  (0-0)
Besëlidhja - Elbasani (1-2)
Bylis - Memaliaj  (0-2)
Sopoti - Burreli  (1-1)
Skrapari - Gramshi  (1-1)
Bilishti  - Partizani (0-1)
* Në kllapa rezultatet e fazës së parë
1   Bylis 15 37
2   Lushnja 15 32
3   Elbasani 15 32
4   Ada 15 28
5   Kamza 15 27
6   Pogradeci 15 25
7   Partizani 15 22
8   Burreli 15 21
9   Bilisht Sport 15 20
10   Luftëtari 15 19
11   Gramshi 15 16
12   Turbina 15 15
13   Besëlidhja 15 12
14   Memaliaj 15 11
15   Sopoti 15 10
16   Skrapari 15 8
Kategoria e Parë,
Merkato dimerore 2010
Bylis
 
Të ardhur: Gligorovski, Petrov
Të larguar: Muhamadu, Akamba
Lushnja
Të ardhur: Çeliku -
Të larguar: -
Elbasani
Të ardhur: Dervishi, Capja, Ferra, Mancevski, Xhangarovski
Të larguar: Plepi, Halili, Balla, Gjika, Sejdini
Ada
Të ardhur: Lika, Tula
Të larguar: Dibra, Cani, Meta, Puka
Kamza
Të ardhur: Patushi, Malo, Luzi, Shehu, Hasmeta, Lame, Gega
Të larguar: Kapaj, Toni
Pogradeci
Të ardhur: Galica, Balla
Të larguar: Lamnica, Baci, Kaloti, Donceski
Partizani
Të ardhur: Mustafa, Maho, Hallaci, Beqiri, Buna, Kapaj, Roshi, Braho, Capa, Rizvanolli, Shala, Gjoka
Të larguar: Ceka, Dahriu
Burreli
Të ardhur: Meta, Balluku, Selmani, Haxhia, Shtyti, Gjondedaj
Të larguar: Xhetani, Tanushi, Haxhia, Doci
Bilishti
Të ardhur: Zylyftari, Taci, Kita, Xhoga
Të larguar: Biba, Hasmeta, Bojan, Diko
Luftëtari
Të ardhur: Xhixha, Sulejmani, Okshtuni
Të larguar: Kola
Gramshi
Të ardhur: Cela, Dedej, Bruka, Halili, Sadikllari, Kokoshi
Të larguar: Stojku, Dushku, E.Basriu, Meta, Bilibashi, Ndreu, Bardhi, Cekrezi, Duka
Besëlidhja
Të ardhur: Dura, Lamnica, Ivanaj, Perlleshi
Të larguar: Gega, Matjara, Beqiri, Demi
Sopoti
Të ardhur: -
Të larguar: Micja, Zylyftari, Memetaj, Tirana
Skrapari
Të ardhur: Braka, Beqolli, Bejeri, Turtulli,
Të larguar: Caushi, Seferi Peqini, Baholli,, Veleshnja, Harka, Ceka, Pashako, Lame Burimi: Albania-sport.comE Premte, 29 Janar 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›