Kategoria e Parë, reagon Iliria: Nuk ka ndodhur asnjë akt dhune apo incident

Pas shtyrjes së ndeshjes Iliria-Skënderbeu, e planifikuar për tu luajtur sot, për shkak të shqetësimeve të raportuara lidhur me kushtet e sigurisë, ka reaguar klubi nga Fushë Kruja. Iliria përmes një deklarate zyrtare njofton “se në stadiumin “Redi Maloku”, gjatë ndeshjes me Skënderbeun, nuk ka ndodhur asnjë akt dhune apo incident. Çdo pretendim i kundërt është plotësisht i pavërtetë”.
Deklarata e plotë:
Klubi i Futbollit Iliria sqaron opinionin publik, tifozët dhe institucionet përgjegjëse se në stadiumin “Redi Maloku”, gjatë ndeshjes me Skënderbeun, nuk ka ndodhur asnjë akt dhune apo incident. Çdo pretendim i kundërt është plotësisht i pavërtetë dhe përbën përpjekje për të krijuar tension të panevojshëm rreth klubit tonë.
Theksojmë se delegimi i medias dhe raportimi i tyre duhet të bazohet në fakte të verifikuara, pasi as lojtarët, as stafi dhe as tifozët tanë nuk janë përfshirë në asnjë konflikt. Çdo aludim për “dhunë në stadium” është një justifikim i pajustifikuar, i cili cenohet nga fakti se terreni ishte i rënduar për shkak të kushteve atmosferike, gjë që mund të ketë ndikuar në pakënaqësi sportive, por jo në sjellje të dhunshme, të cilat nuk kanë ekzistuar.
Gjatë mbërritjes së ekipit të Skënderbeut në stadium, në ambientet e jashtme dhe të brendshme ishin të pranishme forcat e Policisë së Shtetit dhe njësia “Shqiponja”, të cilat garantuan rendin dhe sigurinë.
Në asnjë moment nuk ka pasur incident, konflikt apo situatë të pakontrolluar.
KF Iliria nuk i pranon këto shpifje dhe i konsideron ato sulm ndaj imazhit të klubit. Për këtë arsye, do të ndjekim të gjitha procedurat ligjore ndaj çdo media apo individi që përhap lajme të rreme dhe të paqena për klubin tonë.
Ne mbetemi të fokusuar vetëm te sporti, etika dhe respekti për lojën.
Pas reagimit të klubit korçar, që ka publikuar disa foto të lojtarëve të goditur, Iliria ka reaguar sërish me një deklaratë zyrtare:
SHTESË DEKLARATE ZYRTARE – KF ILIRIA
Lidhur me fotot e publikuara nga ekipi Skenderbeu ku pretendohet se lojtarët e tyre janë goditur, dëshirojmë të sqarojmë publikisht mediat dhe çdo njeri qe e kanë cilësuar dhune :
• Lojtari i përmendur nga ana e tyre, Nasr, duket qart qe pjesa e demtuar brenda buzes mund te jet per shkak te semundjes se brendshme te gojes dhe nuk ka lidhje me goditje nga jasht sepse demtimi eshte nga brenda gojes, i cili nuk ka aspak lidhje me ndeshjen.
• Lojtari Abubakar, i publikuar gjithashtu në foto nga Skënderbeu, nuk paraqet asnjë shenjë dëmtimi, dhe për këtë arsye mbetet e paqartë se cili është pretendimi real i tyre.
• Po ashtu, asnjë prej lojtarëve të tjerë dhe stafit nuk ka shenja apo dëmtime sic po raportojne mediat.
Këto paraqitje dhe pretendime janë tërësisht të pabazuara dhe nuk reflektrojnë realitetin e ngjarjes. Ato duken si justifikime të krijuara, të cilat vijnë kryesisht nga pakënaqësia ndaj gjendjes së terrenit, i cili ishte i rënduar për shkak të kushteve atmosferike.
Në fund, mbetet e pakuptueshme për ne fakti se pse ekipi i Skënderbeut u tërhoq nga zhvillimi i ndeshjes, kur siguria ishte e garantuar nga Policia e Shtetit, terreni ishte i miratuar për lojë nga albitrat dhe delegati ndeshjes dhe nuk kishte asnjë incident të regjistruar. Vendimi i tyre për t’u tërhequr mbetet një veprim i pashpjegueshëm dhe i pabazuar në realitetin e situatës brenda stadiumit.
KF Iliria mbetet e qartë dhe e prerë: që cdo gjë ështe me fakte dhe nuk ka pasur as dhunë, as përplasje, as incidente në stadiumin “Redi Maloku”. Çdo publikim që synon të manipulojë opinionin publik është i papranueshëm dhe do të trajtohet në rrugë ligjore si pjesë e shpifjeve që po bëhen ndaj klubit tonë”.