Ankimimi i qeverisë ndaj GJKKO, të enjten mblidhet Kushtetuesja

Të enjten më 4 dhjetor do të mblidhen gjyqtarët e Gjykata Kushtetuese për të vendosur nëse do të pranojnë për shqyrtim ankimimin e qeverisë ndaj vendimit GJKKO që pezulloi nga detyra zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.
Më herët Kolegji i Gjyqtarëve nuk arriti unanimitet, ndaj çështja i kaloi Mbledhjes së Gjyqtarëve për vlerësim të pranueshmërisë.
Ankimi që mban firmën e kryeministrit Edi Rama kërkon zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje kompetencash mes ekzekutivit dhe GJKKO, duke kërkuar interpretimin e nenit 103 pika 3 të Kushtetutës, që i njeh ministrit imunitetin e barasvlefshëm me atë të deputetit.
Gazetare: Jonida Omeri
/rtsh.al/