Kategoria e pare, “Ok” dhe largime

APOLONIA - Trajneri i Apolonisë, Gert Haxhiu dha pëlqimin e jetij për mbrojtësin maqedonas, 27-vjecain Popovski. Sulmuesi Naumovski e mbylli pa sukses testin me fierakët.
POGRADECI- Pogradecaret kërkojnë futbollistin Cerepi, por Laci nuk i jep lejën e kalimit. Cerepi luajti fazën e parë me ekipin e Stavri Nicës, ndërkohë që futbollisti pogradecar vazhdon stërvitjen me skuadrën e Ilir Medinit.
BILISHT SPORT- Bilishti hoqi dorë nga futbollisti Maho, pasi lojtari tiranas kërkoi disa kushte specifike. Skuadra e Dion Kushes do të zhvillojë dy ndeshje miqësore: të parën me Skëndërbeun (të mërkurën) dhe të dytën me Sopotin ( të shtunën).
ADA- Eksod te ADA. Nga skuadra velipojake janë larguar nëntë titullarë, por edhe trajneri Ylber Zani. Sulmuesi Mustafa ka përfunduar në Gramsh, ndërsa Kuci te Veleciku. Shytani, Shtupina, Galica, Lini janë në ende në provë të Skënderbeu.
DAJTI - Presidenti i Dajtit, Naim Qarri premton për afrimin e talenteve të rinj: Sula, Metani, Hafizi, janë ndër më të spikaturit. Tre lojtarë të huaj janë te Dajti: Akamba, Olivera dhe Opuary.
Turbina- Trajneri Bardhyl Minxhaj ka afruar 12 lojtarë të rinj. Midis tyre: Haxhilari Kaptelli, Bejleri dhe portieri Braholli.
LUFTËTARI - Dy janë blerjet e skuadrës gjirokastrite së drejtuar nga Petraq Bifsha: Cenko dhe Allamani.