E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kicker: Fatmir Vata një aktor i fuqishëm

Ata janë katër. Dhe i kanë dhënë një përmasë të frikshme skuadrës gjermane të Bundesligës 2, Tus Koblenz. "Armata" e vogël kuqezi nis me veteranin Fatmir Vata, vazhdon me Artim Pollozhanin dhe Adrian Gjokaj e përfundon me blerjen më të re, Njazi Kuqin. Gazeta prestigjioze sportive gjermane "Kicker" i ka kushtuar një artikull të gjatë në versionin e saj online. "Njëmbëdhjetë lojtarë të rinj erdhën gjatë merkatos verore (2007), midis të cilëve edhe Branimir Bajic, Ardijan Djokaj dhe Fatmir Vata e forcuan edhe më shumë ekipin", - shkruan kicker.de. "Artim Pollozhani (shqiptari nga Maqedonia) nuk dha atë që shpresonin të gjithë", - vazhdon në analizën e tij gazetari Sven Sabock. Fatmir Vata rreshtohet në "kampin" e lojtarëve fitues për ekipin e Uve Rapolderit. "Me katër gola dhe me një paraqitje konstante, Goran Sukalo është kthyer në një pikë referimi. Por, ai që të befason më shumë është sulmuesi Fatmir Vata, i cili megjithëse është 36 vjec, është shndërruar në një aktor të fuqishëm duke i dhënë impulse lojës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›