Paralajmërohet Collina, zarf me dy plumba

Një zarf me dy plumba pistolete. Kjo është letra "dashamirëse" që ka marrë Pier Luigi Collina, shefi i gjyqtarëve të futbollit në Itali. 47-vjecari lajmëroi policinë, që është vënë në kërkim të autorëve, ndërkohë që për ish-gjyqtarin më të mirë në botë, prej dy muajsh është vendosur një eskortë policie.