Kater dekada, Konsulta Gjuhesore te Prishtines
Shefkije Islamaj*
Konsulta Gjuhesore e Prishtines - marreveshje per njesimin gjuhesor
Viti 2008 eshte viti i pervjetoreve te medhenj te gjuhes e te kultures shqiptare. Njeqind vjet te alfabetit te shqipes. Njeqind vjet te lindjes se Eqrem Cabejt - studiuesit me te madh te shqipes. Dyzet vjet nga mbajtja e Konsultes historike Gjuhesore te Prishtines - konsultes qe do te bashkoje shqiptaret rreth nje gjuhe - gjuhes standarde shqipe.
Konsulta Gjuhesore e Prishtines eshte nder ngjarjet me te rendesishme ne historine tone gjuhesore e kulturore, sepse ketu e 40 vjet me pare i vuri pike rruges vecuese jo vetem gjuhesore, neper te cilen po ecnin shqiptaret. Ajo hapi keshtu rrugen e njesimit tone gjuhesor dhe beri qe Kongresi i Drejtshkrimit qe do te mbahet kater vjet me vone te quhet kongres mbarekombetar. Konsiderojme se nje pervjetor si ky, me domethenien qe ka per gjuhen standarde, me kuptimin qe ka per historine dhe per te ardhmen e shqiptareve, meriton perkujtesen e kujdesin e tyre, sepse nuk eshte veshtire ta marrim me mend se sa te ndare ose se sa te bashkuar do te ishim sot po te mos ishim bashkuar para 40 vjetesh rreth gjuhes se perbashket standarde.
Konsulta Gjuhesore e Prishtines e vitit 1968 eshte mbledhja e katert gjuhesore e organizuar ne Prishtine pergjate 16 vjeteve. Pra, me Konsulten Gjuhesore te Prishtines nuk fillon planifikimi gjuhesor per shqiptaret qe jetonin jashte shtetit ame, ne disa ndarje administrative ne ish Jugosllavine. Para saj jane mbajtur edhe tri mbledhje gjuhesore qe do te shenojne perpjekjet standardizuese per shqiptaret e Kosoves dhe shqiptaret e viseve te tjera shqiptare ne ish Jugosllavine.
Te kujtojme se gjate viteve '50 e '60 edhe ne Tirane jane zhvilluar veprimtari, diskutime e debate per ceshtje te gjuhes, te drejtshkrimit, po edhe te planifikimit gjuhesor.
Sic na eshte e njohur, me 1967, rihapet Instituti Albanologjik dhe po ne kete vit ne Prishtine do te arrije "Projekti i rregullave te drejtshkrimit te gjuhes shqipe", i hartuar nga studiuesit e shquar te Tiranes, i cili do te nxiste nismen e Institutit Albanologjik te Prishtines dhe te Katedres se Gjuhes dhe te Letersise te Fakultetit Filozofik te Prishtines qe me 22 e 23 prill 1968 te organizojne Konsulten Gjuhesore, te njohur gjeresisht me emrin "Konsulta e Prishtines". Sic informon gazeta Rilindja e 23 prillit 1968 ne faqen e pare, ne Konsulte po merrnin pjese 150 intelektuale e shkencetare nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e viset e tjera shqiptare. Fjalen e hyrjes e paraqiti Fehmi Agani, asokohe drejtor i Institutit Albanologjik, i cili duke e konsideruar mbajtjen e Konsultes punen me te rendesishme te Institutit Albanologjik qe nga rithemelimi i tij, midis te tjerash, do te theksoje: "Detyra qe kemi asht e madhe, misioni yne asht i randesishem." Me pas prof. Idriz Ajeti, protagonisti kryesor i gjuhesise shqiptare ne Kosove, prandaj edhe i tri mbledhjeve te meparshme gjuhesore, do te mbaje referatin kryesor me titullin "Rruga e njesimit te gjuhes letrare shqipe dhe ortografise se re", i cili do te botohet ne tri vazhdim ne Rilindjen me 18, 21 dhe 22 prill 1968. Ne dy ditet e Konsultes u zhvilluan diskutime te shumta nga pjesemarresit. ne mbeshtetje te Projektit te Rregullave te drejtshkrimit. U shtruan ceshtje praktike, u ben verejtje parimore, u dhane sugjerime te shumta. Numri i diskutuesve ishte i madh. Raporti i gazetarit te Rilindjes se 24 prillit, perfundon keshtu: "... tubimi pranon unanimisht gjuhen letrare dhe ortografine e sotme te shtetit ame." Ky perfundim ne te vertete eshte njera nder nente Konkluzat e miratuara ne Konsulte, te cilat do te botohen ne Rilindjen e 25 prillit. Konkluzat u hartuan nga Komisioni i perbere prej Hilmi Aganit dhe Besim Bokshit. Pika 7 eshte propozuar dhe hartuar nga Fehmi Agani. Ne konkluzat theksohet, pos te tjerash, rendesia e tri mbledhjeve gjuhesore qe i kane paraprire Konsultes, rendesia e njesimit gjuhesor, zbatimi i menjehershem i projekt-ortografise. Ne konkluzen nr.8 autorizohet Instituti Albanologjik dhe Katedra e Gjuhes dhe e Letersise qe ta njoftojne USH te Tiranes me konkluzat e Tubimit dhe me verejtjet lidhur me projektin e ortografise. Nderkaq, ne konkluzen e fundit keto dy institucione "autorizohen qe t'u rekomandojne institucioneve e enteve arsimore e pedagogjike, gazetare e botuese, shkencore e kulturore qe te krijojne mundesite e zbatimit sa me te shpejte te konkluzave te Konsultes."). Dhe ashtu u be. Zbatimi i Projekt-ortografise filloi menjehere. Edhe vete Konkluzat e Konsultes Gjuhesore do te botohen ne gjuhen letrare. C'eshte e verteta botimi i letersise ne letrarishte ne Kosove kishte filluar me heret.
Konsulta Gjuhesore u mbajt me 1968 dhe ne Prishtine. Pse me 1968 dhe pse ne Prishtine? Sepse me 1968 tashme kishin filluar ndryshime qe kishin rrokur kontekstin politik e shoqeror per shqiptaret, rrjedhoje e Plenumit te Brioneve (1966) ne te cilin do te denohej ashper shtypja dhe represioni shteteror ndaj shqiptareve per nje periudhe afro njezet vjecare dhe ne Prishtine, sepse ishte qendra konvergjuese per te gjithe shqiptaret qe jetonin ne Jugosllavi - qendra administrative, arsimore e kulturore, sidomos e tille do te behet nga fundi i viteve '6o kur per shqiptaret e Kosoves do te filloje nje periudhe e re zhvillimi sidomos arsimi e kulture dhe nje bashkepunim qe do te zgjerohet cdo here e me shume me Shqiperine. Konsulta Gjuhesore e Prishtines eshte e nxitur drejtperdrejt nga keto ndryshime dhe do te shprehe qarte synimet dhe deshirat per artikulimin identitar dhe per shprehjen perkatesore.
Te kujtojme, po keshtu, se ne veprimtarite gjuhesore standardizuese ne Tirane e ne Prishtine, roli i faktoreve jashtegjuhesore ishte i madh dhe kjo eshte e kuptueshme, jo vetem per rrethanat politike ne te cilat gjendej populli shqiptar andej e ketej kufiri, po edhe per arsyen se faktoret jashtegjuhesore kudo e kurdo kane peshen e vete ne percaktimin dhe krijimin e politikave gjuhesore shteterore e kombetare. Edhe ne kohen e mbajtjes se Konsultes, por edhe te mbledhjeve te tjera gjuhesore ne Tirane e Prishtine, pergjate afro gjysme shekulli, ndikimi i faktoreve politike e shoqerore ka qene i madh dhe i perligjur.
Kjo mund te quhet ne vija shume te shkurtra ana historike e Konsultes Gjuhesore te Prishtines.
Po cilat jane refleksionet qe do te sjelle Konsulta Gjuhesore e Prishtines per gjuhen standarde dhe per shqiptaret?
Duke pranuar bashkimin gjuhesor me te gjithe shqiptaret kudo jane, duke pranuar si norme Projektin e Rregullave te Drejtshkrimit te Tiranes te vitit 1967, duke hequr dore nga rregullat e drejtshkrimit te vitit 1964 te gegerishtes standarde, shqiptaret e Kosoves dhe te trojeve te tjera shqiptare ne Jugosllavi i dhane fund rruges ndarese gjuhesore neper te cilen kishin ecur ne historine e tyre te gjate gjuhesore dhe hapi rrugen e bashkimit gjuhesor. Klasa intelektuale shqiptare, populli, po edhe klasa politike shqiptare, qe i dha shtyse e dore ketij procesi, ishin te vetedijshem se nje veprim i tille nuk ishte aspak i lehte dhe ishte nje veprim jo pak sakrifikues, duke pasur parasysh shume rrethana e momente te zhvillimit te tyre politik, shoqeror e ekonomik, po sidomos arsimor e kulturor, ne te vertete ata ishin te vetedijshem se rruga e pervetesimit dhe zbatimit te atyre rregullave nuk do te ishte pune e lehte, sepse ne Kosove ende po luftohej analfabetizmi dhe shkalla e tij ishte shume e larte. Megjithate, deshira e entuziazmi, po, sidomos, vetedija e larte per rendesine e ketij veprimi, bene qe, me gjithe veshtiresite, pervetesimi dhe zbatimi ne formen e shkruar te shenonte suksese. Zbatimi i rregullave te projektit te drejtshkrimit filloi te realizohej menjehere ne gazetat, ne emisionet e radios, ne shkolla, sidomos ne mesimin e gjuhes amtare, po pak e shume edhe ne mesimin e lendeve te tjera, me pas ne botimet shkollore, botimet letrare e te tjera dhe ne institucionet shteterore aty ku kishte hapesire per shqipen. Mund te thuhet se shume shpejt shqipja letrare fitoi autoritetin e pakontestueshem. Rezultatet ne perdorimin praktik te saj ishin me se modeste per arsyet e ditura, megjithate pranimi i gjere dhe gatishmeria qe te mesohej e te perdorej, hapen mundesite qe rrjedha e ketij procesi te kishte te ardhme te mire. Dhe kjo ndodhi. Me gjithe veshtiresite objektive te fillimit, vitet '70 ishin vendimtaret qe gjuha standarde ne keto hapesira te shenonte suksese edhe pertej parashikimeve. Rruga e filluar mire, fatkeqesisht do te kete veshtiresi pas ngjarjeve te vitit '81 per t'u intensifikuar sidomos gjate viteve '90 per arsyet e njohura. Kriza politike, shoqerore, ekonomike, solli krizen e madhe arsimore dhe rrjedhimisht edhe gjuhesore, ne te vertete solli veshtiresi ne rrugen e zhvillimeve te filluara mire standardizuese. Pesoi renie sidomos shkolla shqipe, dhe kjo pati reflektim sidomos ne mesimin e gjuhes. Renia e disiplines gjuhesore do te sjelle pasoja jo te vogla per kulturen gjuhesore. Megjithate, asnjehere nuk u lekund mendimi e qendrimi per drejtesine e vendimit te vitit 1968.
Ne vitet e fundit jane shtuar diskutimet qe kane per objekt zhvillimin e shqipes standarde, shkallen e zoterimit dhe zbatimit te saj, ceshtje te sociolinguistikes e te tjera. Me te drejte. Por, mjaft diskutime e analiza per zoterimin jo te mjaftueshem te normes gjuhesore ne Kosove shpesh jane shoqeruar e shoqerohen me qendrime jo objektive. Heshten ose keqinterpretohen arsyet pse shkalla e zoterimit te gjuhes standarde ne Kosove eshte tjeter nga ajo qe eshte arritur ne Shqiperi. Keto arsye jane te perligjura dhe ato u jane te njohura jo vetem gjuhetareve. Ne to kane ndikuar e ndikojne faktore te shumte e te ndryshem. Problemet qe shfaqen atje e ketu jane po keshtu te ndryshme. Sipas Vendries "Gjuhet e perbashketa gjithkund percaktohen nga kushte te vecanta." Shikuar nga ky aspekt duhet te theksojme se ne Kosove eshte arritur shkalle e deshirueshme e zoterimit te gjuhes standarde kur te kihen parasysh veshtiresite qe kane shoqeruar rrugen standardizuese te shqipes sidomos ne keto dy dekadat e fundit. Se do te kete veshtiresi ne mesimin e pervetesimin eshte paralajmeruar edhe ne Kongresin e Drejtshkrimit. Profesor Emil Lafe ne nje shkrim te tij per keto probleme shkruan: "Edhe kur u formua gjuha letrare eshte theksuar se e sotmja nuk do t'i takoje plotesisht gjuhes standarde". Ky mendim i shprehur asokohe, ne menyre objektive e ka cmuar problemin, sepse gjuha standarde po krijohej per hapesiren shqiptare te copetuar e me kontekste te ndryshme politike, shoqerore, ekonomike e kulturore.
Sic eshte e njohur, shqiptaret e Kosoves do ta mesojne gjuhen standarde fillimisht dhe me pas vetem permes formave te shkruara, vetem permes librave e shtypit dhe kjo pashmangshem do te zgjase kohen e pervetesimit. Ne Kosove pervetesimi i gjuhes standarde shpreh shperpjesetim midis formes se shkruar dhe asaj te folur. Eshte fare e kuptueshme. Por, ne debatet per gjuhen standarde, sidomos ne mjetet e informimit, ky fakt merret si pretekst per ta sulmuar standardin, ne te vertete per ta shpallur te papershtatshem e te pazoterueshem per pjesen me te madhe te folesve te shqipes, sidomos per ata qe jetojne jashte Shqiperise dhe si i tille i paracaktuar per deshtim. Me qellim u bihet anash fakteve shkencore dhe dijeve gjuhesore se shperpjesetimi midis gjuhes se shkrimit dhe gjuhes se folur eshte dukuri normale ne cdo bashkesi gjuhesore qe ka krijuar standardin e vet gjuhesor. Edhe sipas praktikes se pergjithshme dhe teorise gjuhesore, gjuha standarde gjithmone e gjithkund se pari standardizohet ne formen e shkruar. Gjuha e shkruar e jo ajo e folur, paraqet traditen dhe rregullat qe ruajne gjendjen ekzistuese. Gjithkund gjuha e shkruar dallon nga gjuha e folur dhe gjithkund prirja qe ky dallim te rritet eshte i pranishem. Linguisti Vendries ne librin e tij Ligjerimi sjell shembullin e frengjishtes: "Dallimi midis gjuhes se shkruar dhe gjuhes se folur eshte cdo here e me i madh. Nuk e kane te njejte as sintaksen e as fjalorin. Madje edhe morfologjia dallon. Dallimi shihet sidomos ne fjalorin."
Mesimi i gjuhes standarde duhet te shoqerohet, sic dihet, me veprime konkrete e permes nje procesi te vazhdueshem te shkolles, te mjeteve te informimit dhe te veprimtarise botuese. Ne Kosove, keto veprime dhe keto procese jane shoqeruar me veshtiresi e mungesa ne te vertete mund t'i behen verejtje planifikimit gjuhesor ne nivel institucional. Mund te thuhet haptas se ka munguar dhe mungon edhe sot politika reale gjuhesore ne kete drejtim. Nuk cohen keto procese perpara vetem me vullnetin dhe gatishmerine individuale, as vetem me ndjenjen patriotike. Ne jo pak diskutime, ne jo pak shkrime, ne jo pak veprimtari te institucioneve shkencore a shoqatave vullnetmire jane shtruar probleme te ndryshme qe lidhen me pakenaqesine me gjendjen ne kulturen gjuhesore ne pergjithesi, po sidomos me kulturen gjuhesore te brezit te ri. Me gjithe pakenaqesine e shprehur per gjendjen dhe pranimin se sot shqipes standarde i mungon kujdesi, duhet ta pranojme se pergjate ketyre 40 vjeteve dhe sidomos ne dy dekadat e fundit ajo ka njohur nje zhvillim e pasurim te madh ne te gjitha drejtimet e ne te gjitha perdorimet. Asnjehere ajo nuk eshte studiuar e levruar sa sot, asnjehere ajo nuk ka njohur me shume perdorime, forma e stile funksionale, asnjehere ajo sa sot nuk ka njohur me shume botime e perkthime, asnjehere ajo sa sot nuk ka njohur me shume kontakte e komunikime ndershqiptare, asnjehere ajo sa sot nuk ka pasur kerkesa komunikuese. Nderkaq, ne rrjedhat e globalizimit ajo do ta kete fatin edhe te shume gjuheve te tjera.
Sot jane vene ne diskutime formale e jo formale edhe rregullat e drejtshkrimit. Nder to verejtjet qe perseriten shpesh jane: nuk jane zgjedhur format e duhura, nuk jane zgjedhur format qe shprehin prirjet gjuhesore, rregullat kane shume perjashtime, rregullat jane vjetruar e te tjera. A jane vjetruar, vertet, ato?
Ne veprimtarite standardizuese te shqipes, ne hartimin e teksteve normezuese kane marre pjese, sic dihet, studiuesit tone te njohur, njohesit e mire te shqipes. Hartues te projektortografise se vitit 1967 dhe Rregullave te drejtshkrimit kane qene Cabej, Domi, e Kostallari dhe Lafe, personalitete keto me kompetenca jo vetem ne fushen e studimeve thjeshte gjuhesore, po edhe ne fushen e planifikimit gjuhesor. Keta emra do t'i gjejme si autore te gramatikave, hartues te fjalorit te shqipes dhe te fjaloreve te tjere terminologjike. Autoret e permendur, studiuesit e njohur te gjuhes shqipe e te shqipes standarde kane shfrytezuar erudicionin e tyre, kompetencen e tyre dhe parimet e tyre moralo-shkencore ne punen rreth krijimit te gjuhes standarde. Puna dhe perpjekja e tyre ne kete drejtim kerkon vleresimin dhe nderimin e pasardhesve, kerkon vleresimin dhe nderimin tone per ta. Nje pune e tille sot eshte veshtire e realizueshme, per te mos thene e parealizueshme, per arsyet qe i dime mirefilli te gjithe.
Prej asaj qe na ofrohet ne kete histori te gjuhes letrare del se ata jane pajtuar qe standardi i perzgjedhur permbush kriteret themelore qe shtrohen para nje forme te tille te gjuhes: se baza e perzgjedhur dialektore ka paraqitur shkalle te larte normezimi, se gjuha e krijuar standarde del e perpunuar ne te gjitha nensistemet, se shpreh mundesi te gjera per pasurim nga shume ane: nga shqipja e shkruar qe prej fillimeve e perketej, nga te folmet te ndryshme te shqipes, rrjedhimisht edhe nga te folmet e gegerishtes ne vije te gjere horizontale dhe nga gjuhet e huaja, natyrisht duke i pershtatur ato brenda sistemit fonologjik e gramatikor te standardit. Puna ne tekstet standardizuese duke filluar nga rregullat e drejtshkrimit deri te fjalori i drejtshkrimit dhe tekstet e tjera pasuese, deshmon se autoret e lartpermendur jane perpjekur per rregulla sa me te sakta dhe me sa me pak perjashtime ne te gjitha nensistemet, jane perpjekur per nje drejtshkrim te qendrueshem duke pasur per bazen kryesisht parimin fonetik, po edhe parimet e tjera, si morfologjik, semantik, etimologjik, me perpjekjen qe te kete sa me pak dublete dhe sa me pak perjashtime nga rregullat e percaktuara.
Prandaj, nderhyrja eventuale me qellim plotesimi ne keto rregulla do te duhej te nisej nga kerkesa reale e dale nga ana empirike e gjuhes dhe do te duhej te behej patjeter prej studiuesve a njohesve me te mire te gjuhes. A vjetrohen rregullat? Per dicka qe ekziston nje kohe te gjate mund te thuhet se eshte e vjeter ose tradicionale dhe pergjigjja ne kete rast do te ishte negative per shhqipen. Nese do te pergjigjeshim pozitivisht se 40 vjet jane shume per nje norme, atehere cka mund te thuhet per drejtshkrimin e frengjishtes dhe moshen e tij. Do te duhej ta quanim anakronik. I tille edhe mund te jete, edhe shkencerisht mund te jete jo zgjedhja me e mire, por nje gje dihet: i tille eshte qe nje kohe shume te gjate dhe studiuesit franceze e kane shprehur sa here se do te ishte katastrofe kulturore ne rast se do te nderrohej ai ne parim. Akademia Franceze edhe do te mund te nderhynte per te ndryshuar disa imtesi praktike, e thone gjuhetaret francez, por drejtshkrimi eshte drejtshkrim dhe nje nderhyrje e tille duhet te peshohet shume, shume. Edhe drejtshkrimi i cili nga ana shkencore nuk eshte me i argumentuari eshte me i miri kur respektohet, perdoret e njihet nga te gjithe, sesa ai me i arsyetuari shkencerisht kur nuk respektohet. Nderhyrjet e papeshuara mire ne drejtshkrimin ne shoqerite civilizuese konsideroheshin shaka. Sa me i qendrueshem e sa me praktik te jete nje drejtshkrimi aq me i mire eshte ai. Sigurisht se ky mbetet nje ideal dhe synim nder bashkesi te ndryshme gjuhesore. Edhe per ne. Prandaj, ai nuk duhet te nderrohet, po risimet duhet t'i shtohen dhe te pershtaten mbi bazen e atij ekzistues, sepse jeta, qyteterimi, zhvillimi i shoqerise dhe i kultures sjellin probleme te reja, Gjithsesi qyteterimi material e shpirteror ne kohen tone eshte tjeter nga ai qe ka qene para 40 vjeteve, po edhe para me pak vjeteve dhe se disa dukuri te reja duhet te perfshihen e te zgjidhen ne drejtshkrimin tone. Por keto ndryshime duhet te jene shtesa, plotesime e jo ndryshime.
***
Sot nuk jane vetem diskutimet per problemet e zoterimit te shqipes e per problemet e drejtshkrimit te shqipes aktuale. Diskutimet e sotme rrokin edhe ceshtje te tjera. Cilat jane debatet sot per gjuhen standarde?
Po i permbledh disa nga ato: a na duhet standardi ekzistues, a duhet ta ndryshojme bazen e gjuhes standarde, brenda kesaj ta ndryshojme edhe normen gjuhesore, a duhet ta riveshtrojme, korrigjojme e ndryshojme standardin duke i bere vend gegerishtes, a na duhen dy gjuhe standarde, a duhet shqiptareve te Kosoves nje gjuhe tjeter, e te tjera te ngjashme me keto?
Duke mos dashur me kete rast te ndalem posacerisht ne keto ceshtje, meqe mendimin tim lidhur me to e kam shprehur publikisht shpesh koheve te fundit, dua vetem te theksoj se shqiptaret tashme e kane vleresuar ne menyre shume qyteteruese aktin e krijimit dhe pranimit te nje gjuhe te perbashket per te gjithe shqiptaret, sic u deshmua edhe ketu e 40 vjet me pare ne Konsulten Gjuhesore te Prishtines. Sado e synuar dhe sado e deshiruar prej grupacionesh te ndryshme e me interesa, po ashtu, te ndryshme, ndarja gjuhesore e shqiptareve, do te mbetet perpjekje e deshtuar, sepse shqiptaret nuk do te zgjedhin ndarjen: ata i kane provuar ndarjet e dhunshme shume here ne historine e tyre dhe i dine mire pasojat e saj. As shqiptaret e Kosoves nuk kane nevoje per nje ndarje te tille: ata ne gjithe historine e tyre kane kerkuar shkeputjen e pavaresimin nga Serbia e Jugosllavia e jo nga shqiptaret e hapesira shqiptare. Ata ne te vertete ka synuar bashkimin. E provon mire kete historia e saj me moshe dhe historia e saj e re. Me ne fund, nje gje e tille eshte krejt e pamundshme dhe me cmim shume te larte. Do te ishte teper i shtrenjte nje aventurizem i tille per nje popull te vogel sic jane shqiptaret, do te ishte nje permbysje rrenuese per shkollen e arsimin shqiptar, per administraten shteterore e publike dhe per mjetet e informimit publik.
Duke e perfunduar po theksoj se shqiptaret e dine cila eshte rruga e tyre: shqipja standarde do te vazhdoje te mbetet gjuha e perbashket e te gjithe shqiptareve, edhe e shqiptareve te Kosoves, sepse duke pasur nje gjuhe te perbashket, duke pasur identitet etnik te perbashket e nje histori te perbashket gjuhesore, shqiptaret, do te kene edhe nje ardhme te perbashket, te perparuar e te qyteteruar. Shqiptaret do ta kene nje gjuhe standarde sepse jane nje popull, sepse ata kane nje territor homogjen historik, sepse kane mitet e perbashketa dhe ndjenjat e perbashketa, kane historine e kulturen e perbashket.
Me vendimin qe moren ketu e 40 vjet me pare ne Konsulten Gjuhesore te Prishtines, shqiptaret e Kosoves dhe ata qe jetonin ne trojet e tyre ne ish Jugosllavine, me vendimin qe moren ne Kongresin e Drejtshkrimit te gjithe shqiptaret kudo jane, bene hapin e madh historik: nga kombi klasik, u bene komb modern. Dhe sot duhet te sillen si komb modern.
(*) Publiciste, Prishtine