E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parkut Arkeologjik "Amantia" i rikthehen 16 objekte

Rreth 16 objekte arkeologjike, te cilat ishin grabitur vite me pare nga Parku Arkeologjik "Amantia", i jane rikthyer tashme ketij parku me histori 2400-vjecare, vetem 180 km larg Tiranes. Drejtori i Parkut Arkeologjik "Amantia", ne rrethin e Vlores, Gezim Llojdia, eshte shprehur: "6 objekte u gjeten ne nje banese ne fshatin Ploce, ndersa te pakten 10 te tjera u zbuluan ne fshatra te tjera te zones". Sipas tij, ato jane dorezuar dhe riekspozuar ne mjediset e muzeut prej nje jave. Objektet e rikthyera jane prej guri dhe i perkasin mozaikut te bazilikes, qe deshmon per kulturen ne kete qender te antikitetit. Historia e grabitjeve te kesaj qendre te antikitetit, ka nisur qe ne vitet 1920 nga ushtaret italiane, qe kryen ketu edhe germimet e para, tregon Llojdia, ndersa nenvizon se ne vitin 1990, muzeu arkeologjik, qe ndodhej brenda territorit te parkut, pesoi demin me te madh. Nga ky muze, vijon ai, u moren dhjetera objekte me vlere, nje pjese e te cilave u trafikua ne shtetet fqinje. Sfida e madhe e ketyre koheve eshte identifikimi dhe gjetja e objekteve arkeologjike. Per te realizuar kete program, puna eshte perqendruar ne marrjen e te dhenave nga literatura e zbulimeve arkeologjike ne kete qender, si dhe ne te gjitha botimet e realizuara per kete qellim, ne vite. Ndersa per rreth 20 objekte ka perfunduar procesi i fotografimit, katalogimit dhe dixhitalizimit dhe te dhenat e perfituara jane percjelle per ne Institutin e Monumenteve te Kultures. "Eshte ne proces gjithashtu edhe dixhitalizimi i te gjitha objekteve qe rezultojne ne kete park, ku per secilin prej tyre jane pergatitur 10-30 fotografi, te shoqeruara me historikun perkates", shpjegon drejtori Llojdia. Ai tregon se po pergatitet nje histori e plote e kesaj qyteze antike, duke shfrytezuar per kete arkivin e albanologjise, studime te autoreve dhe arkeologeve qe kane punuar per zbulimin e te fshehtave te Amantias, mes te cileve Pach, Ugolini, Rey, Skender Anamali, Neritan Ceka etj. Ne keto kushte cdo objekt ka nje CD, ku pasqyrohet historiku i tij, ndersa eshte celur edhe nje faqe ne internet, per kete qyteze antike, e cila po plotesohet ne vazhdimesi. Qyteti antik Amantia, identifikohet si nje qytet ne Ilirine e Jugut. E pare ne rrafshin e vlerave, Amantia ka qene qender e zhvilluar ne planin ekonomik, material, shoqeror dhe shpirteror. Monumentet qe jane zbuluar nga germimet arkeologjike, shprehin ne kohe ekzistencen e qytetit antik. Pjese e tij, jane stadiumi, muret rrethuese te akropolit, porta e hyrjes juglindore, tempulli dhe kisha, nekropoli dhe godina ne qafen e pazarit.

Gati identifikimi i 26 objekteve te tjera

Drejtori i Parkut Arkeologjik "Amantia", Gezim Llojdia, ka treguar se jane drejt identifikimit te 26 objekteve te permasave te ndryshme, te cilat jane perfshire ne procesin e katalogimit dhe dixhitalizimit, qe do te pasohet me bashkerendimin e punes me qeverisjen vendore te zones, per gjetjen dhe dorezimin e tyre. Javet e fundit, jane gjetur mjaft monedha, figurina dhe objekte te tjera, ne fshatin Amonice, te cilat shume shpejt do t'i kthehen ne pronesi parkut "Amantia".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›