E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katër deputetët më të pasur të PS-së

Lista e deputetëve super të pasur për vitin e shkuar kryesohet nga ata të Partisë Socialiste.

Sipas Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, në vend të parë si deputeti më i pasur është Tom Doshi, i cili ka shitur një pronë të tijën në Australi me vlerë 2.5 milionë dollarë amerikanë, para të cilat i ka investuar në Tiranë. Sipas deklarativet, në kontinentin e largët, Doshi ka shitur dy shtëpi dhe truallin.

Me këto para ka blerë një truall në Marikaj me vlerë 2.8 milionë lekë. Përveç të ardhurave si deputet, Doshi ka të ardhura nga shoqëria “Hutibiotik” prej 544.546 lekë.

Një tjetër deputet super i pasur është edhe Sadri Abazi, i cili vetëm me anë të kompanisë së tij “Usluga” ka fituar 2.4 milionë dollarë brenda një viti. Të ardhurat nga rrogat e gruas dhe vajzës së tij janë 4.4 milionë lekë, ose 44 milionë lekë të vjetra.

Deputeti Dashamir Peza, ka paguar 5 milionë lekë të vjetra për blerjen e një toke arë me sipërfaqe 3500 metër katror. Përveç pagës si deputetëve dhe rrogës së bashkëshortes, ai ka përfituar 5 mijë euro dhe 3 milionë lekë nga të ardhurat e depozitave në bankë.

Deputeti Fidel Ylli gjatë vitit 2010 ka blerë një makinë tip “Cadillac” me një shumë 56 mijë euro. Ylli ka një depozitë bankare me 51.199 euro në një bankat në Tiranë, një llogari rrjedhëse me vlerë 1.250.925 lekë si dhe një tjetër llogari rrjedhëse me 30.317 euro, dhe para cash prej 40 mijë eurosh. /Start/

                                                                                             2011-07-20 09:10
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›