E Diel, 1 Nëntor 2026

Maskat grabisin një supermarket në Tiranë

Policia e Tiranës sqaroi sot se ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 në rrugën “Komuna e Paristit”, ku dy persona të maskuar kanë vjedhur me armë supermarket “Mecator”.

Autorët dyshohet se kanë hyrë brenda dhe nën kërcënimin e armës kanë arritur t’i marrin rojës së këtij supermarketi shumën e parave prej 100 000 lekësh.

Menjëherë për në vendin e ngjarjes shkuan shërbimet e policisë nga ku kryen të gjitha veprimet e para hetimore dhe procedurale ndërkohë që po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vjedhje. /Start/

                                                                                             2011-07-20 09:09
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›