Britani, Murdoch sulmohet në seancën dëgjimore

Seanca dëgjimore po vijonte prej më se dy orësh kur një burrë sulmoi shefat e “News Corp”. Sulmuesi u nxor jashtë menjëherë nga një grup personash, përfshirë edhe bashkëshorten e Murdochut, Uendin. Burri raportohet se është arrestuar nga policia.
Korridori jashtë dhomës ku ndodhet komisioni dëgjimor i përbërë prej deputetëve të Parlamentit tashmë është mbyllur. Policia ka nxjerrë nga dhoma të gjithë publikun, raporton BBC-ja, teksa as reporterët nuk u ri-pranuan.
Korrespondeti i BBC-së, Nick Robinson theksoi se Rupert Murdoch qëndroi i qetë edhe pas incidentit teksa i biri i zemëruar me policinë u shpreh i habitur se si policia nuk kishte arritur ta ndalonte sulmuesin dhe të mbronte babanë e tij.
Ndërsa deputeti laburist, Chris Bryant, duke folur për kushtet e sigurisë theksoi se “mendoj se siguria nuk kishte kontrolluar për shkumë rroje”.
/Start/Fatjon Prroni/
2011-07-19 18:26