E Diel, 1 Nëntor 2026

Katër filma shqiptarë shkojnë në Milano

Katër filma shqiptarë do të shfaqen në Milano për publikun italian. “Një vështrim mbi kinemanë shqiptare” titullohet aktiviteti që Qendra Kulturore Shqiptare organizon në kuadër të 100-vjetorit me mbështetjen e Bashkisë së Milanos.

Nga data 9 deri më 11 tetor do të shfaqen filmat “Vdekja e Kalit”, i regjisorit Saimir Kumbaro, “Parullat” i Gjergj Xhuvanit, “Përrallë nga e kaluara” dhe “Gjoleka, djali i Abazit”, filma të realizuar nga Dhimitër Anagnosti.

Filmat do të shfaqen me subtitrim në italisht. Në këtë aktivitet është parashikuar edhe shfaqja paraprake e “Mali i Nitzhe”, “Në udhëtim me Gianni Vattimo”, i regjisorit të ri Erion Kadilli. Drejt Italisë do të udhëtojë me këtë rast edhe regjisori Dhimitër Anagnosti, i cili do të flasë në 10 tetor mbi krijimtarinë e tij, por edhe për kinemanë shqiptare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›