Katër gjyqtarë nën hetim

Kryetari i gjykatës Themelore të Gjilanit, Zyhdi Haziri, ish-kryetari i Gjykatës Komunale të Gjilanit, Ramiz Azizi, gjyqtarja Drane Simoni, gjyqtari Sahit Borovci, janë emrat që po hetohen nga prokuroria.
Sipas burimeve të Kosova Sot, nën hetim është edhe administratorja e Gjykatës Themelore të Gjilanit Shemsije Kadriu. Dyshohet se lënda është zhdukur që në vitin 2010.
Katër gjyqtarë nga Gjilani janë vënë nën hetim nga prokuroria e Prizrenit për humbjen lëndës P. nr. 1036/09 , e cila kishte nisur të procedohej në që në vitin 2003 në Gjykatën Komunale të Kamenicës. Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Zyhdi Haziri, ish-kryetari i Gjykatës Komunale të Gjilanit, Ramiz Azizi, gjyqtarja Drane Simoni, gjyqtari Sahit Borovci, janë emrat që po hetohen nga prokuroria.
Sipas burimeve, nga organi i akuzës nën hetim është edhe administratorja e Gjykatës Themelore të Gjilanit, Shemsije Kadrija, por Prokuroria e Prizrenit për shkak të rezervimit të hetimeve nuk e konfirmon këtë gjë. Hetimet në fillim janë hapur nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, e cila është njoftuar për humbjen e lëndës vetëm shtatë ditë para se lënda të vjetërsohej. Në 07.04.2003 është nisur procedimi i lëndës dhe më 07.04. 2013 është vjetërsuar./Indeksonline/