E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK zgjedh Eqremin për Prizrenin

Lidha Demokratike e Kosovës ka emëruar Eqrem Kryeziun si kandidat për kryetar të Prizrenit. Kjo është vendosur sot gjatë një mbledhjeje të mbajtur në këtë degë.

“Pas diskutimeve të zhvilluara në terren, si dhe në bazë të propozimit të Degës, Kryesia e LDK-së, në mënyrë unanime, vendosi që prof. dr. Eqrem Kryeziu të jetë kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prizrenit”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Po ashtu, kjo parti ka njoftuar se kryesia po ashtu formoi ekipet punuese, të cilat do të bashkëpunojnë me degët për të identifikuar edhe kandidatët e tjerë për kryetarë komunash në degët e tjera./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›