Makinat, në sfilatë nëDetroit
Janë zbuluar tashmë Audi Q3, BMV Seria 3, Mini Roadster, Porched, Mercedes Coupe dhe Volksvageni i ri. Nga Azia shfaqen Hyundai Veloster, Toyota Pirus, Nissan Pathfinder dhe Honda Quattro. Në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po zbulohen gjithë këto makina. Në vitin 2008 në Kobo Holl, qendra historike dhe më e famshme në botë e automobilizmit ishte në krizë. Shumë punëtorë rrezikonin të humbnin vendin e punës, ndërsa tani, rreth 4 vjet më vonë situata ka ndryshuar. Kompanitë automobilistike amerikane janë kthyer të vlefshme, shumë punëtorë janë punësuar dhe është një ndjesi që tregon se më e keqja ka kaluar. Është një Amerikë ndryshe, më konkrete dhe më pak e shfrenuar. Duhej ndoshta të arrihej në fund për tu ringritur në këtë mënyrë, duke zgjedhur një tjetër rrugë për zhvillimin e makinave, ndoshta rrugën e kompanive evropiane, të cilat kanë mbushur rrugët amerikane me makinat e tyre. Nuk ka më në Amerikë makina që konsumojnë shumë karburant, edhe pse kjo lëndë djegëse është më lirë se thuajse në çdo vend të botës, por gjithsesi dalëngadalë po mendohet më shumë për pjesën ekologjike.
Made inItaly
Sigurisht një meritë të madhe për këtë ka edhe menaxheri italian Serxhio Markione, administratori i deleguar i FIAT-it dhe president i Chrysler-it. Ai bën pjesë tek ata njerëz që bënë mrekullinë me kompanitë italiane automobilistike. Markione dhe FIAT-i kanë pushtuar Amerikën me të rejat e produkteve të tyre, me teknologjinë dhe me dizajnin. Sot Made in Italy është protagoniste në sallonin e makinave në Detroit. Duke filluar nga Dodge i ri Dart, modeli i parë që do të prodhohet nga Chrysler në SHBA, por dizajni i tij është i bërë nga arkitektët e FIAT-it e jo vetëm, pasi edhe teknologjia italiane është pjesë e kësaj makine. Dart është një veturë kompakte me dimensione dhe arkitekturë të ngjashme me Alfa Romeo Giulietta-n, që përdor një telajo të gjerë dhe relativisht të gjatë. Dart është më shumë se një model i ri makine, është ekzemplari i parë Made in Italy në Detroit. Motori i kësaj makine është MultiAir, I ndërtuar në Lingoto. Kjo makinë në total kushton 15 995 dollarë, por vetëm modeli bazë.
Gjermanët në sulm
Janë ata padronët e të gjithë botës për sa i përket automobilizmit, por këtë herë duhet të përballen me industrinë vendase të automobilizmit e cila ka rifilluar të marrë frymë e të rikthehet mes protagonistëve. Nga ana tjetër mbeten po agresivë edhe koreanët e japonezët të cilët presin një moment për tu rikthyer mes protagonistëve. Gjithsesi, në kompleks gjërat e reja Made inGermany zënë një hapësirë të rëndësishme. Audi nxjerr në pah thesaret e tij, që prej kohësh janë shndërruar në një pikë referimi për cilësinë dhe stilin e tyre. Megjithatë sa i përket së ardhmes ata paraqesin Audi Concept Q3 Vail. Gjithsesi është i adaptuar në Itali e nuk i ka shpëtuar stilit të Alfa Romeos, pikërisht në Areze është dizenjuar Alfa 8C. Megjithatë, të dyja këto makina, Audi dhe Alfa Romeo, janë shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Ndërkohë BMV-ja debuton nëDetroitme modelin e ri të Serisë 3, një makinë e cila është gati edhe në versionin hibrid, ndërkohë që Mini zbulon modelin e ri Roadster, një model i zbuluar dhe intrigues krahasuar me Coupe-në. Mercedesi ka dërguar në SHBA modelin e ri Coupe SL, një makinë e vërtetë sulmuese në sektorin e makinave hibride, me dy modele të KlasitE. Porchenga ana tjetër ka shfaqur modelin Kabriolet të modelit mitik 911. Në fund është kompania tjetër gjermane Volksvagen. Ajo debuton me modelin hybrid të Passat-it dhe me një model të ri të Moxhiolinos, bëhet fjalë për E-Bugster. Nuk është gjermane, por Volvo ka shumë të përbashkëta me market e këtij vendi edhe pse pronësia e saj tashmë është kineze. Jo rastësisht në këtë panair të Detroitit kjo markë përfaqësohet me modelin e ri hybrid XC60.
Made in USA
Amerika është rikthyer. Fordi do të prezantojë modelin e ri Fusion, një model global që do të zëvendësojë Fusionin në Amerikë dhe Mondeon në Evropë. Përgjigjet nga ana tjetër General Motors me markën e saj Chevrolet, që në mënyrë befasuese shfaqet me konceptin e saj Code 130R dhe Tru 140S, fryt i një projekti dedikuar të rinjve. Ideja e kësaj makine ka ardhur pas një kërkimi që është bërë ku shumë prej njerëzve kanë hedhur idetë e tyre. 80 milionë klientë të mundshëm ka siguruar kjo kompani në SHBA.
Orientalet
Në një gjendje shumë të mirë shfaqen edhe koreanët, në mënyrë të veçantë ata të Hyundait të cilët nëDetroitjanë prezantuar me dy modele të reja emocionuese: Veloster Turbo, një model kupe për të rinj mbi 200 kuaj fuqi dhe Genesis, një tjetër makinë sportive. Nga Japonia Toyota ka dërguar modelin Prius C, një version kompakt i makinave hibride më të shitura në të gjithë botën. Lexus befasonb me modelin e saj shumë shik LF-LC. Nissani nga ana tjetër shfaqet me modelin e ri Pathfinder, makina më elegante me 7 vende. Ndërkohë, në fund, Honda rikthehet në origjinë me modelin historik sportiv Nsx, e propozuar me modelin Acura.
Smart For-US
Me sa modeleve të shumta prototip më interesanti është ky Smart që propozon një koncept të modelit Pick Up. Gjithçka me hapin e kohës. Bëhet fjalë për një model elektronik, inovativ dhe komod, i çuditshëm është edhe emri i këtij modeli For-Us, një lojë fjalësh që do të thotë Për ne ose Për SHB-në. Modeli For-Us është një tip që ka disa zgjidhje të së ardhmes, siç janë fenerët përpara apo kofano e shkëputur nga kabina. Duket qartë që është një model i së ardhmes për modelin Smart for-tëo. Do të dalë në shitje në 2014-n.
Opel Mokka
Do ta shohim në Gjenevë, për momentin është vetëm në foto. Opeli ka shfaqur në sallonin amerikan vetëm fotot e modelit të ri që do të quhet Mokka. Një model gjysmëfuoristradë që do të shfaqet fizikisht në sallonin e Gjenevës e do të prodhohet në fund të vitit 2012. Do të jetë e gjatë 428 cm dhe do të ketë një vend për mbajtëse biçiklete të fshehur.
Ford Fusion
Në Evropë ky model do të quhet Mondeo. Kjo makinë ka zgjidhur të gjitha problemet e bilancimit të Fordit. Kompania amerikane është rikthyer tashmë në pozicion të fortë e kërkon të gjejë zgjidhje të reja. Modeli i ri Fusion është një tip makine që do të shitet në të gjithë botën. Në Amerikë do të zëvendësojë modelin aktual Fusion, ndërsa në Evropë modelin aktual Mondeo.
Mini Roadster
Si modeli kupe, por këtë herë në qiell të hapur. Pas versionit Coupe, Roadster do të jetë një tjetër model beteje për këtë kompani anglogjermane. Në SHBA kjo firmë ka edhe tregun më të madh, 57 mijë makina të shitura në vitin 2011. Në SHBA ky model do të shitet vetëm në versionin gjysmëautomatik, ndërkohë në Evropë do të ketë pjesën e sipërme të çmontueshme për tu shndërruar në kabriolet. Versioni benzinë do të fillojë nga 112 kuaj fuqi në 221, ndërsa versioni me naftë do të jetë vetëm 143 kuaj fuqi. Çmimi i saj është 24 950 euro bazë, deri në 34 800 euro.
Chevrolete Code
Dy prototipe për të rinjtë. Kompania amerikane General Motors ka zbuluar në këtë salon dy modele të reja të Chevrolete-it, të quajtur Code, një tip i lindur pasi janë grumbulluar ide të ndryshme nga të rinjtë nën moshën 30 vjeç, por që janë të parashikuar si 80 milionë blerës të mundshëm në SHBA.
BMW Seria 3
Në këtë salon shfaqet edhe modeli hibrid. Kompania BMV ka dërguar nëDetroitgjeneratën e re të Serisë 3. Kjo makinë përdor motor të rinj turbo me konsum shumë të ulët. Për të kuptuar dhe të ardhmen e kompanisë