Katër kyqje në Autostradë, Shkabaj, Porec, Besi, Fushë-Kosovë

“Në të gjitha këto hyrje-dalje do të instalohen edhe pajisjet për pagesë në të ardhmen.Ndërsa,vetëm te kyqja në Bresje do të lihet një parkim i përkohshëm”, ka thënë Lahudin Myrtaj,menaxher i Autostoradave të Kosovës në Ministrinë e Infrastrukturës.
Prishtina do ti ketë katër kyqje në Autostradën “Ibrahim Rugova” një kyqje do të jetë në Orlloviq ose Shkabaj, përballë Gazimestanit,kyqja tjetër do të jetë në Veternik apo Porec,prapa hotel “Emerald”, një tjetër do të jetë në Fushë-Kosovë afër “Hib Petrolit”,si dhe kyqja e katërt do të jetë ne Besi këto kyqje janë bërë në mënyrë që qytetarët të perzgjedhin kyqjen në autostradë aty ku iu bie më lehtë.
Devijimet e trasesë në këtë zonë, janë bërë përshkak të shmangies së urave, të cilat janë më të kushtueshme,ndërsa ka mohuar që devijimet kanë ndodhur për shkak të interesave politike, ka thënë z.Myrtaj, shkruan Kosova Sot.
Nga ana tjetër,kontrata e Autostradës “Ibrahim Rugova” shpeshherë është cilësuar si e dëmshme nga opozita. Ndërsa për Qeverinë ende mbetet e paqartë nëse autostrada do të vazhdojë nga Besia në drejtim të Merdarit, ashtu siq ishte planifikuar në fillim të projektit nga autoritetet e Kosovës, kjo për shkak se Qeveria e Serbisë ka pranuar të lidhet me Kosovën me autostradë, por jo në vendkalimin kufitar në Merdar, ashtu siq ishte planifikuar nga autoritet e Kosovës./Indeksonline/