Katër mijë policë grek në mbrojtje të ministrit gjerman

Më shumë se katër mijë policë janë vendosur në rrugët e Athinës, me rastin e vizitës së ministrit të Financave të Gjermanisë, Wolfgang Schauble.
Ndërkohë, qeveria e kryeministrit Samaras, e cila më parë gjatë javës aprovoi shkurtime të reja në administratë, ka bërë të ditur se nuk do të lejojë manifestime popullore gjatë së enjtes.
Berlini është kreditori kryesor i Greqisë, por në vend mbizotëron antipatia e theksuar ndaj Gjermanisë, pasi shihet si udhëheqëse kryesore e masave të forta shtrënguese, që kanë sjellë një përkeqësim drastik të nivelit të jetesës në vend.
Vizita e Schaubles është me rëndësi për politikën greke, edhe për arsye se ajo është e para e një ministri gjerman të Financave që prej vitit 2009, kur nisi kriza greke, njofton TCH.
Ndërkohë, vendimi i marrë më parë gjatë së enjtes për aprovimin e një pakete të re shkurtimesh në administratë, pritet të ngjallë një valë të re protestash në vend, që pritet të nisin gjatë pasdites, pavarësisht urdhëresës për ndalimin e tyre./Indeksonline/