Katër milionë të papunë në Spanjë
Agjencia Bloomberg njofton se në Spanjë aktualisht ka më shumë se katër milionë persona të papunë, duke shënuar kështu nivelin më të lartë të papunësisë që prej vitit 1996.
Janarin e këtij viti, numri i personave që kërkuan të regjistroheshin si të papunë, u rrit për rreth 125 mijë vetë.
Krahasuar me dhjetorin 2009, ky numër tregon një rritje prej +3.1 për qind, ndërsa po ta krahasojmë me janarin e vitit 2009, rritja është +21.6 për qind.
Mësohet se niveli i papunësisë në Spanjë është më i madhi në eurozonë.