E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE-ja miraton planin grek, hetime për autoritetet

BRUKSEL-Komisioni Evropian miratoi sot planin e Greqisë për të zvogëluar defiçitin buxhetor. Krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian ka nisur hetimin ndaj autoriteteve greke për pabesueshmërinë e statistikave të tyre ekonomike. Defiçiti buxhetor i Greqisë është katër herë më i lartë se kufiri prej 3% i vendosur nga Bashkimi Evropian. Masat përfshijnë ngrirjen e nivelit të pagave në sektorin publik dhe rritjen e moshës së pensionit. Defiçiti buxhetor i Greqisë ka ngritur pikëpyetje rreth stabilitetit të monedhës së përbashkët evropiane. "Komisioni rekomandon që Greqia të miratojë një paketë të konsiderueshme reformash strukturale që ka si synim shtimin e efektivitetit të administrimit publikë, me reforma të ndjeshme në pensione dhe shëndetësi, duke përmirësuar funksionimin e tregut të punës dhe efektivitetit të sistemit të pagave", deklaroi ekzekutivi i BE-së. Greqia ka deklaruar se do të reduktojë deficitin e saj buxhetor nga një nivel prej rreth 13 për qind të GDP-së në më pak se niveli maksimal i pranuar nga BE-ja prej 3 për qind deri në fundin e vitit 2012. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›