Katër muaj burg për vjedhjen e dy pulave, e dekonspiroi kakarisja
Tiranë- Një endacak është dënuar për vjedhjen e dy pulave me katër muaj burg të cilat në momentin që i kishte futur nën bluzë, kakarisja e tyre e ka tradhëtuar e për pasojë ai është kapur në flagrancë nga i zoti i shtëpisë.
Ilir Dika, i padënuar më parë thotë gjykata është gjykuar në mungesë por gjatë procesit komisariati numër një ka njoftuar se nuk është bërë e mundur gjetja e tij pasi ai është endacak.
Historia e 40-vjecarit nis mesnatën e majit të këtij viti, kur i zoti i një shtëpie pranë liqenit të Farkës, kur po kthehej nga puna, rreth orës 02:00 pas mesnate, ka dëgjuar kakarisjen e pulave.
Gjykata shpjegon se kur është afruar ka parë një person me çakmak dhe se “Lulzimi ka parë se personi kishte brenda bluzës disa pula, por nuk ka qenë i sigurte se sa ishin, pasi kur ka hapur bluzen e autorit pulat kane fluturuar. Më pas tek kasollja ka gjetur edhe nje çante sporti me ngjyre te zezë, në të cilën ishin futur dy pula. Lulzimi ka lajmëruar policinë, punonjësit e te cilës kanë ardhur menjëherë dhe e kanë shoqëruar Ilir Dikën në Komisariatin e Policisë nr. 2, Tiranë”.
Sipas gjykatës në bazë të akt ekspetimit pulat e vjedhura kushtojnë 3.500 Lekë dhe se ky është dëmi i shkaktuar të zotit të pulave, shtetasit L. B. Por ndërsa gjykata shpreh faktin se hajduti është i varfër dhe kjo është një rrethanë lehtësuese për të, nga ana tjetër gjykata ja rëndon shkallën e fajit, pasi sipas saj i pandehuri i është fshehur hetimit dhe gjykimit. Në përfundim për hajdutin e dy pulave që ju gjetën në çantë, ai është dënuar me katër muaj burg.
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: