E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli dhurata dhe urime per femijet ne pediatri

Fëmijët në Pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” kanë marë urimet dhe dhuratat në këto ditë të fundit, në prag të Vitit të Ri nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. 
Ajo i takoi të gjithë me radhë në dhomat e tyre, duke uruar me gjithë zemër shërim sa më të shpejtë e që të kthehen në shtëpi të shëndetshëm për të sjellë gëzim për prindërit e për të gjithë familjen.
Klementi nga Vlora i  kishte shkruar edhe një letër Babagjyshit të Vitit të Ri dhe u gëzua shumë kur pa të hyjë në dhomën e tij bashkë me Kryetaren e Kuvendit edhe Babagjyshin me dhuratat për të gjithë fëmijët.
Ajo bisedoi me Sergion, Selaudinin, me Filipin, me Eglen, Panajotin e me shumë fëmijë të tjerë nga Dibra, Patosi, Bulqiza etj. Fëmijet kishin mbi kokat e tyre nënat, infermieret e mjekët.
 Ata treguan se çfarë dëshironin të bëheshin kur të rriteshin. Shumica e djemve dëshironin të bëheshin futbollistë. Edhe pse në spital ata filluan të buzëqeshnin kur panë Babagjyshin e Vitit të Ri. 
Kryetarja Jozefina Topalli bisedoi edhe me prindërit e tyre. Ajo ju uroi shërim të shpejtë fëmijëve dhe kthim sa më parë në shtëpitë e tyre për tu bashkuar me motrat , vëllezërit, shokët e shoqet e njerëzit e tyre të dashur.
Duke u uruar festat edhe mjekëve e infermierëve, ajo i falënderoi për përkushtim e dashurinë për këta fëmijë gjatë gjithë vitit, e në veçanti në këto ditë festash.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›