E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viti 2013, Angela Merkel paralajmëron për kohë të vështira ekonomike

Gjermani- Kancelarja Angela Merkel ka paralajmëruar se klima ekonomike gjermane në vitin 2013 do të jetë “edhe më e vështirë”.

Në mesazhin e saj për Vitin e Ri, ajo gjithashtu paralajmëroi se kriza e borxhit të Eurozonës ishte larg përfundimit.

Megjithatë, ajo tha se reformat e projektuara për të adresuar rrënjët e problemit kanë filluar të japin fryte.

“Unë e di se shumë njerëz janë të shqetësuar natyrisht për Vitin e Ri. Mjedisi ekonomik nuk do të jetë më i lehtë në fakt, por më tepër më i vështirë në vitin e ardhshëm, por ne nuk duhet të lejojmë që të na marrë poshtë…”,-tha Merkel.

Komentet e saj u shfaqen në kundërshtim me ministri gjerman të Financave, Volfgang Shable cili tha javën e kaluar se më e keqja e krizës kishte kaluar.

Në një intervistë me gazetën gjermane ‘Bild’ javën e kaluar, zoti Shable përmendi zhvillimet pozitive në Greqi dhe Francë, duke thënë: “Unë mendoj se më e keqja është lënë prapa nesh”.

Dorina Bilbili/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›