E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katër shqiptarë te shpresat e Zvicrës

Cyrih, 31 gusht - Katër futbollistë shqiptarë janë ftuar në përfaqësuesen shpresa (U-21) të Zvicrës për ndeshjen eliminatore kundër Irlandës. Ky takim luhet më tre shtator. Përzgjedhësi i Zvicrës ka ftuar Granit Xhakën, Pajtim Kasamin, Amir Abrashin dhe Orhan Mustafin. Mesfushori 17-vjeçar i Baselit, Granit Xhaka është ftuar për herë të parë për shpresat. Amir Abrashi i Grasshopperit e Pajtim Kasami i Palermos kanë nga dy paraqitje, ndërsa Orhan Mustafi ka luajtur katër herë. Mustafi luan për Arminia Bielefeldin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›