Aksident në rrugën Peqin-Elbasan, 1 vdes 5 lëndohen

Elbasan, 29 gusht - Një viktimë dhe 5 të plagosur ka shënuar një aksident i ndodhur mesditën e sotme në autostradën Peqin-Elbasan në afërsi të fshatit Lolaj. Një automjet me targa të huaja DG 510 ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga si shkak i shpejtësisë së madhe, raportuan për News 24 burime të policisë rrugore të Elbasanit.
Mjeti në fjalë drejtohej nga shetasi Lulzim Liçi nga fshati Gocaj i Peqinit, ku bashkë me të udhëtonin 40 vjeçarja Blerina Korbi e cila gjeti vdekjen në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ndërsa të plagosur janë 21 vjeçari Klajdi Korbi, dhe tre të miturit me iniciale A.L., K.L. dhe I. L. përkatësisht, 10 , 3 dhe 1 vjeç.
Aktualisht që të gjithë të dëmtuarit bashkë me drejtuesin e mjetit Lulëzim Liçi, ndodhen në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku ky i fundit edhe është ndaluar nga policia për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.