Katër shqiptarët e arratisur, të lidhur me vrasjen e 25 vjeçares
GREQI - Katër kanë qenë pjesëmarrësit e përleshjes me armë, gjatë së cilës humbi jetën 25 vjeçarja Katerina Zogali, në Istmia të Korinthit, muajin e kaluar.
Nga ekzaminimet laboratorike që u kryen në furgonin që ishte vjedhur në Assos të Korinthit dhe u gjet një javë më vonë në rrethinat e Athinës, janë evidentuar prova shtesë për tre persona.
Më konkretisht, siç bëhet me dije nga policia, në furgonin e vjedhur është gjetur material gjenetik i Marian Kolës, që ishte identifikuar qysh në fillim, si dhe të Ilir Kupës dhe Klement Çala.
Më herët, nga gjetja e shenjave të gishtrinjve ishte identifikuar edhe Ermal Litaj, si pjesëmarrës në përleshjen me armë zjarri. Gjeneralitetet dhe fotografitë e të katërve janë publikuar nga policia bashkë me 4 të arratisurve të tjerë nga burgu i Trikalas në mesin e marsit.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)