E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkatërrohet një rrjet trafiku droge në Ballkan

SARAJEVË - Dhjetëra persona u arrestuan sot në Bosnje, Kroaci, Mal të Zi dhe Serbi, si pjesë e një operacioni sigurie të policive rajonale, që synon çmontimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, bënë të ditur burime zyrtare boshnjake.

"Ky është operacioni më i gjerë i këtij lloji i kryer në rajon gjatë viteve të fundit", theksuan burimet zyrtare boshnjake duke shtuar se operacionet po vazhdojnë në vendet përkatëse.

"Në Bosnje, 18 persona të dyshuar u arrestuan në disa vende duke përfshirë Sarajevën", shtuan burimet boshnjake. Policia konfiskoi gjithashtu një sasi të konsiderueshme armësh si dhe eksplozivë.

"Në Kroaci, rreth 20 persona të dyshuar u arrestuan në Dubrovnik", njoftoi rrjeti televiziv kroat. Në Mal të Zi, mediat vendase theksuan se 10 persona u arrestuan në disa qytete të vendit.

(er.nu/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›