Kerry: Kërcënimet verikoreane “të papranueshme”
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se kërcënimet me luftë të Koresë Veriore janë “të papranueshme” dhe se Shtetet e Bashkuara, “nëse është e nevojshme, do të mbrojnë aleatët dhe veten e tyre”.
Ai po ashtu ka thënë se SHBA-ja do që të shohë një Gadishull Korean të qetë dhe pa armë bërthamore.
Kerry i ka bërë këto komente në Seul, ku po qëndron për vizitë zyrtare.
Në javët e fundit, regjimi i liderit verikorean, Kim Jong Un, ka kërcënuar SHBA-në me sulme bërthamore dhe ka shpallur gjendje lufte me Korenë e Jugut.
Kjo, në përgjigje të sanksioneve të Kombeve të Bashkuara kundër Phenjanit, të cilat kanë pasuar provën e tij të tretë bërthamore, të kryer në muajin shkurt.
(m.a/rel/BalkanWeb)