E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katër të arrestuar për grabitje në Gjilan

Në tri incidente të ndara në Gjilan, policia ka arrestuar katër persona të dyshuar për grabitje, një tjetër është kapur me marihuanë, kurse një tjetër është arrestuar në aeroportin e Prishtinës, sipas urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit, njofton policia e Kosovës.

Në rastin e parë, në rrugën “15 qershori” në Gjilan lidhur me rastin që ka ndodhur me 13 qershor, raportohet se një ditë më vonë janë arrestuar katër meshkuj shqiptarë të dyshuar për grabitje dhe ata me vendi të prokurorit janë dërguar në mbajtje, transmeton rajonipress.

Gjatë një kontrolli në rrugën “Pajazit Ahmeti” në Gjilan, policët e kanë zënë me 0.6 gramë marihuanë një mashkull, i cili me urdhër të prokurorit është liruar për procedurë të rregullt.

Ndërkaq, personi i dënuar, i cili është kapur në aeroportin e Prishtinës, është dërguar për vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës./Indeksonline/  
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›