Mbetet në burg ndihmësja e kryeministrit çek

Një gjykatë çeke ka vendosur të mbajë në paraburgim ndihmësen e afërt të kryeministrit Petr Necas, derisa të vazhdojnë hetimet për përfshirjen e saj të dyshuar në korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës, ka bërë të ditur avokati i saj mbrojtës.
Ky vendim llogaritet të jetë goditje e rëndë për kryeministrin çek, i cili po përballet me presion të shtuar nga opinioni që të japë dorëheqje pas këtij skandali.
Dyshohet se ndihmësja e tij u ka ofruar ryshfet kundërshtarëve politikë për të fituar përkrahjen e tyre.
Jana Nagyova po hetohet po ashtu nga prokurori i shtetit rreth organizimit të mbikëqyrjes ilegale.
Avokati i saj mbrojtës rrëfeu se klientja e tij ka deklaruar të jetë e gatshme të shpjegojë veprimet e saj para trupit gjykues./Indeksonline/