E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katër ushtarë britanikë vriten në Afganistan

Helmandi - Katër ushtarë britanikë humbën jetën në dy incidente të veçuara në Afganistan. Sipas një njoftimi nga Ministria e Mbrojtjes britanike, dy incidentet ndodhen në provincën jugore të Helmandit, një rajon i trazuar në vend. "Sot është një ditë e trishtuar për Task Forcën në Helmand", tha komandantja Paula Roëe, zëdhënese e ushtrisë, citon Reuters. "Vdekja tragjike e këtyre ushtarëve është një goditje e madhe për të gjithë ne", tha ajo.

Ndërkohë, viktimat e fundit e çojnë numrin e ushtarëve britanikë të vrarë gjatë gjatë konfliktit në Afganistan në më shumë se 130 veta, bëjnë të ditur shifrat e Ministrisë së Mbrojtjes. Britania ka rreth 8 300 trupa në Afganistan, pjesa më e madhe e tyre e vendosur në provincën e Helmandit, ku militantët talebanë janë ende të fuqishëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›